E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, përleshje mes vendasve dhe emigrantëve

Qindra emigrantë kanë protestuar në jug të Italisë ndaj sulmit kundër dy fermerëve afrikanë nga një grup të rinjsh të bardhë.
Pothuajse 2 mijë protestues u mblodhën përpara Bashkisë së Rozarnos pas një nate përleshjesh të dhunshme, të nxitura nga sulmi racor.
Protestuesit hodhën parrulla dhe mbanin shenja kundër asaj që e quajtën dallim racial nga shumë banorë vendas.
Disa arrestime u kryen gjatë natës nga policia në përpjekje për të shpërndarë protestuesit e zemëruar, që shkatërruan makina dhe dogjën kazanet e mbeturinave në qytetin kalabrez.
Gjatë incidentit të një ditë me parë, disa të rinj të bardhë qëlluan nga makina e tyre me armë zjarri mbi një grup emigrantësh afrikanë që po ktheheshin nga puna në fermë. Nga qëllimet me armë dy prej emigrantëve mbetën të plagosur.
Pa aktit të shëmtuar Ministri i Brendshëm Italian Roberto Maroni urdhëroi më shumë forca policore në zonë si dhe fillimin e një hetimi mbi rrethanat e ngjarjes.
Ndërkaq, për të shmangur përplasjet e tjera mes popullsisë vendase dhe emigrantëve, shumica e të cilëve ishin me origjinë afrikane, autoritetet italiane vendosën zhvendosjen e tyre nga qyteza e Rozarnos për t'i strehuar në manastire dhe qendra të tjera rehabilitimi, si dhe për t'i rikthyer sërish kur situata të qetësohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›