E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton deshmon para Kongresit per sulmin ne Bengazi

Sulmet në Bengazi që i morën jetën katër shtetasve amerikanë mes tyre dhe ambasadorit Chris Stevans do të sjellin së shpejti para kongresit sekretaren amerikane të shtetit Hilary Clinton.
Ajo do të dëshmojë pas publikimit të raportit përfundimtar për ngjarjen në fjalë nga ana e Departamentit të Shtetit. Publikimi i këtij raporti pritet të ndodhë javën e ardhshme dhe më shumë mundësi, brenda po kësaj jave, do të mbërrijë dëshmia e Clinton e cila pritet të jetë publike dhe me praninë e mediave. Atentati në Bengazi u shndërrua në një temë në debatin e ashpër gjatë garës presidenciale mes Barack Obamas dhe rivalit të tij republikan, Mitt Romney. Republikanët akuzuan administratën demokrate se u kap e papërgatitur nga sulmet, ndërsa vetë këta të fundit, njoftuan më vonë se bëhej fjalë për një sulm të mirëorganizuar terrorist, dhe jo të rastësishëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›