E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne Egjipt kunder presidentit Mohamed Mursi

Ka nisur me përleshje me forcat policore protesta e radhës kundër presidentit egjiptian Mohamed Moursi para pallatit presidencial .

10 mijë persona kanë marshuar drejt pallatit në kryeqytet, pasi opozita kundërshtoi një thirrje për dialog nga Presidenti Mohammed Morsi.

Ndërsa situata politike në Egjipt është tejet e tensionuar, zv/presidenti Mahmud Mekki u shpreh se Morsi mund të shtyjë referendumin e 15 dhjetorit nëse opozita garanton se nuk do të kundërshtojë këtë veprim.

Protestat masive e opozitës pasoi protestën e mbështetësve, ku dhjetëra protestues janë ngjitur mbi tanket e ushtrisë, duke valëvitur flamujt, ndërsa të tjerë kanë kaluar telat me gjemba deri te muret e pallatit, duke bërë thirrje për paqe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›