Clinton dhe Bush në Haiti
Ish-presidentët e SHBA-së, George Bush dhe Bill Clinton udhëtuan sot për në Haiti, në kuadër të përpjekjeve të tyre për të tubuar ndihma dhe investime për këtë vend, të shkatërruar nga tërmeti i 12 janarit.
Është kjo vizita e parë e përbashkët e Bushit dhe Clintonit në Haiti, të cilët u emëruan nga presidenti aktual i SHBA-së, Barack Obama, për të kryesuar përpjekjet për të tubuar ndihma për Haitin.
Pas takimit që patën me presidentin e Haitit Rene Prevalin, Bush dhe Clinton vizituan kampin Champ De Mars, në të cilin janë strehuar mbi 60 mijë të mbijetuar, të cilët kanë mbetur pa kulm mbi kokë.
Përderisa udhëheqësit e qeverisë dhe të biznesit kanë lavdëruar vizitën e saj si shenjë të përkushtimit të SHBA-së për të ndihmuar Haitin, vizita e dy ish-presidentëve amerikanë përkujton edhe historinë e re të trazuar të Haitit.
Ithtarët e presidentit të përmbysur të Haitit, Jean-Bertrand Aristide, organizuan sot protesta, duke kërkuar kthimin e Aristidit në Haiti.
Siç dihet, Haiti më 12 janar u godit nga një tërmet me fuqi prej 7.0 shkallë të Rihterit, si pasojë e të cilit vdiqën mbi 230 mijë njerëz. Mbi 1.3 milionë të tjerë kanë mbetur pa kulm mbi kokë.