Miratohet reforma shëndetësore në SHBA
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan ka siguruar një fitore të madhe politike në planin e brendshëm për administratën e presidentit Barack Obama, duke e miratuar reformën shëndetësore, të cilën vetë zoti Obama e pati cilësuar si prioritet.
Demokratët në Dhomën Përfaqësuese i patën më se 216 votat e mjaftueshme për ta kaluar këtë legjislacion, i cili ka për qëllim që me sigurim shëndetësor në Shtetet e Bashkuara, të përfshihen më se 30 milionë amerikanë, që nuk kishin sigurim të këtillë.
Kjo është reforma më madhore sociale për kujdes shëndetësor për të rriturit prej vitit 1965.
Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, i cili i kishte bërë prioritet reformat në shëndetësi, pritet të nënshkruajë ligjin.
Pas votimit ai tha se “për shumicën e amerikanëve, ky debat asnjëherë nuk ka pasur të bëjë me gjëra abstrakte, me luftën mes së djathtës dhe së majtës, republikanëve dhe demokratëve”.
“Gjithmonë ka qenë shumë më tepër sesa personale. Ka të bëjë me çdo amerikan që pëson goditje kur hap një zarf dhe sheh se i është ndërprerë pagesa pikërisht atëherë kur situata është mjaft e vështirë”, tha Obama.
“Ka të bëjë me çdo prind, i cili e njeh dëshpërimin e përpjekjeve për të mbuluar shpenzimet e fëmijës me sëmundje kronike, ndërsa vazhdimisht i refuzohet kërkesa. Ka të bëjë me çdo pronar të bizneseve të vogla që është i detyruar të zgjedhë mes sigurimit të punëtorëve dhe mbajtjes gjallë të bizneseve”, tha presidenti amerikan.
Kryesuesja e Dhomës Përfaqësuese, Nancy Pelosi, këtë miratim e vlerësoi si moment historik.
“Pas një viti të debatit dhe të dëgjimeve të thirrjeve të miliona amerikanëve, ne erdhëm te ky moment historik. Ne kemi mundësinë për ta kompletuar punën e madhe të papërfunduar të shoqërisë sonë dhe e kaluam reformën e sigurimeve shëndetësore për të gjithë amerikanët. Kjo është e drejtë e jo privilegj”, tha Pelosi.
Republikanët e kanë kundërshtuar këtë legjislacion, duke e vlerësuar si shumë të shtrenjtë dhe për shkak të shqetësimeve për rol më të madh qeveritar në kujdesin shëndetësor.
Asnjë republikan nuk votoi për këtë dokument.
(RFE)