E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju Jork, KS e OKB-se diskuton sot raportin per Kosoven

NJU JORK- Zhvillohet sot ne Keshillin e Sigurimit te OKB, seanca e posacme per gjendjen ne Kosove. I pranishem nga pala serbe do te jete presidenti serb Boris Tadic, ndersa Kosova do perfaqesohet si gjithmone nga ministri i Jashtem Skender Hyseni. Ne seance fillimisht do te degjohet raporti i UNMIK per situaten ne Kosove, zhvillimet e reja politike dhe ceshtje te sigurise. Por raporti i UNMIK shpesh erresohet nga beteja e vertete mes Serbise dhe Kosoves, si dhe mes vendeve qe mbeshtesin Kosoven dhe atyre qe mbeshtesin Serbine. Tadic ka zgjedhur vete te shkoje ne Nju Jork, pasi Beogradi e sheh shume te rrezikshem nje plan te Piter Feith ne Kosove per te krijuar nje komune te re ne Mitrovicen veriore- nje hap qe del ne fakt nga plani Ahtisari. Per Serbine kjo eshte nje marrje kontrolli e veriut te Mitrovices se banuar me serbe nga Prishtina qendrore. Tadic do e perdore fjalimin e tij ne OKB per te kritikuar keto plane te Prishtines dhe t’u beje thirrje vendeve qe nuk e kane njohur Kosoven te mos e marrin kete hap. Ndersa Hyseni pervec se do mbroje ndryshimet e medha te arritura se fundi, do te kerkoje njohje te reja per shtetin e ri.(NEWS24/Balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›