E Shtunë, 31 Tetor 2026

NASA: Nuk dihet gjë për sondën Feniks në Mars

NASA deklaroi se nuk ka asnjë informatcion për sondën Feniks, e cila supozohet se ka ngrirë afër polit verior të planetit Mars. Agjencia e hapësirës tha se anija kozmike Odiseja Mars ka kaluar 30 herë mbi vendin ku ndodhet sonda Feniks dhe nuk ka dëgjuar asgjë. Shkencëtarët thonë se ka pak gjasa që Feniks ti ketë mbijetuar dimrin e Marsit. Sonda zbriti në Mars në maj të vitit 2008 dhe operoi për pesë muaj. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›