E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton flet në Parlamentin e Kosovës: Krenarë, për shtetin tuaj

PRISHTINE - Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka arritur në Prishtinë, ku momentalisht (ora 14:00) po mban një fjalim në Parlamentin e Kosovës. Më pas, do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e zbulimit të shtatores së tij në kryeqytet.

Clinton ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë sot paradite dhe është takuar me krerët e shtetit, presidentin dhe kryeministrin, pastaj me kryetarin e Kuvendit.

Pas këtij fjalimi ish-presidenti i SHBA-ve, së bashku me udhëheqësit e lartë të vendit do të bëjnë përurimin e shtatores së tij në sheshin "Bill Clinton"


Rrugët e Kosovës, e në veçanti ato të Prishtinës sot janë stolisur me bilborde dhe fotografi të ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Klinton, të cilat kanë mbishkrimin "Mirëserdhe Bill Klinton ".

Autoritetet e Prishtinës vizitën në Kosovë të nënpresidentit amerikan e kanë cilësuar vizitë historike, ndërsa qytetarët e Kosovës, e kujtojnë zotin Klinton si personalitet që çliroi Kosovën nga pushteti i dhunshëm dhe diktatorial i Sllobodan Millosheviqit.


Vizita e presidentit Klinton në Kosovë është e treta me radhë që prej përfundimit të luftës dhe e para që prej shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›