Hapja e kutive, Solyom: Çmim i rëndë që nuk pranohet
“BE po pret që opozita të hyjë në Kuvend
Kryeministri Berisha takon Presidentin hungarez
Komuniteti ndërkombëtar, vendet anëtare të BE-së janë në pritje të hyrjes së opozitës në Parlament. Këtë i pohoi dje Kryeministrit Sali Berisha Presidenti i Hungarisë, z. Lazlo Solyom, gjatë takimit në zyrën qeveritare. Ai kundërshton në mënyrë të prerë hapjen e kutive që kërkon opozita, duke paralajmëruar rrezik të madh, nëse shkelet mbi vendimet e gjykatës. Gjatë takimit u diskutua për situatën paszgjedhore. Lidhur me kërkesën e opozitës për rinumërimin e votave, Presidenti hungarez u shpreh se në qoftë se do të ndërhyhej për të ndryshuar vendimet e gjyqësorit, kjo do të kishte një çmim shumë të rëndë për vendin dhe shtetin ligjor, prandaj në asnjë rast një çmim i tillë nuk mund të pranohet. Kurse për sa i përket bojkotit të opozitës, Presidenti hungarez u shpreh se komuniteti ndërkombëtar pret që opozita të hyjë në Parlament. Pas hyrjes së Shqipërisë në NATO, anëtarësimi i vendit në BE është çështja më madhore e përkrahur nga 94% e shqiptarëve, gjë kjo që i jep dritën jeshile qeverisë “Berisha” për të vazhduar e vendosur drejt zbatimit të reformave dhe plotësimit të standardeve të kërkuara në këtë drejtim. Në këtë proces, Shqipëria gjen dhe mbështetjen e Hungarisë me të gjitha mundësitë e saj në procesin e integrimit sa më të shpejtë të saj në BE dhe në liberalizmin e vizave. Presidenti hungarez, z. Lazlo Solyom, vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria, si rezultat i reformave në shumë fusha dhe siguroi se Hungaria do të mbështesë dhe ndihmojë Shqipërinë deri në realizimin e plotë të procesit të integrimit të saj në BE. Z. Solyom vuri në dukje se Hungaria do të mbështesë Shqipërinë me të gjitha mundësitë e saj në procesin e integrimit sa më të shpejtë të saj në BE dhe në liberalizmin e vizave. Kryeministri Berisha i shprehu zotit Solyom mirënjohjen për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë për integrimin në NATO dhe procesin e integrimit në BE. Duke vlerësuar lidhjet e shkëlqyera tradicionale mes dy vendeve, të dy personalitetet shprehën vullnetin për intensifikimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të ardhmen. Kryeministri Berisha u shpreh se kjo vizitë përbën një hap tjetër shumë të rëndësishëm në këtë drejtim. Kryeministri Berisha e falënderoi Presidentin Solyom për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë në fusha të ndryshme dhe u shprehu besimin se bashkëpunimi i ndërsjellë do të njohë nivele të reja edhe më të larta. Gjatë takimit u diskutua ndër të tjera edhe për situatën paszgjedhore. Lidhur me kërkesën e opozitës për rinumërimin e votave, Presidenti hungarez, Lazlo Solyom, u shpreh se ne qoftë se do të ndërhyhej për të ndryshuar vendimet e gjyqësorit, kjo do të kishte një çmim shumë të rëndë për vendin dhe shtetin ligjor, prandaj në asnjë rast një çmim i tillë nuk mund të pranohet, kurse për sa i përket bojkotit të opozitës, Presidenti hungarez u shpreh se komuniteti ndërkombëtar pret që opozita të hyjë në Parlament. Ndër të tjera, Kryeministri Berisha e njohu Presidentin me hapat e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të ndryshuar Shqipërinë, si ndërtimi i një rrjeti të ri dhe modern infrastrukturor, projekti ambicioz i “Shqipërisë në moshën dixhitale”, reformat e ndërmarra në arsim, si dhe fuqizimi i ekonomisë shqiptare. Duke u ndalur veçanërisht në fushën e bujqësisë, Kryeministri u shpreh se do të ishte mirënjohës nëse qeveria hungareze do të mbështeste fermerët shqiptarë përmes kredive të buta dhe ekspertëve të saj si p.sh. në projektin e qeverisë për një sistem bashkëkohor vaditës, për të cilin Presidenti hungarez ofroi mbështetje. Z. Berisha e njohu gjithashtu me hapat e ndërmarrë nga qeveria shqiptare ne drejtim te luftës me tolerance zero kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend, si dhe me përpjekjet për një klimë sa më të favorshme për biznesin e huaj në Shqipëri. Presidenti hungarez, Solyom, u shpreh se të dyja vendet do të punonin së bashku për të inkurajuar investitorët hungarezë për të investuar në Shqipëri, në fusha me interes, si në turizëm, arsim, infrastrukturë, bujqësi, miniera etj.