Clinton i premton ndihmë demokracive të reja

Sekretarja Clinton tha se mbështetja e tranzicioneve demokratike nuk është vetëm çështje idealizmi për Shtetet e Bashkuara, por ajo është domosdoshmëri strategjike.
"Ne nuk do t’i kthehemi zgjedhjes false mes lirisë dhe stabilitetit. Ne nuk do të tërhiqemi nga mbështetja jonë për demokracitë e reja, kur gjendja vështirësohet. Ky do të ishte një gabim i rëndë strategjik, që besoj se do të minonte si interesat, ashtu vlerat tona”, tha Clinton.
Ajo tha se vrasja e ambasadorit amerikan, Chris Stevens dhe tre amerikanëve të tjerë në Libi i ka bërë shumë amerikanë të pyesin se çfarë po ndodh me premtimin e Pranverës Arabe.
Clinton tha se aktet e dhunës të një numri të vogël ekstremistësh duhet të vlerësohen në raport me aspiratat dhe veprimet më të gjera të popujve dhe qeverive të vendeve të Afrikës Veriore.