E Shtunë, 31 Tetor 2026

Giovinco iu përgjigjet kritikëve

Sulmuesi italian, Sebastian Giovinco ka reaguar ndaj atyre që kritikuan paraqitjen e tij në fitoren 3-1 në Armeni, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014. Futbollisti i Juventusit startoi takimin, por nuk arriti të realizojë gol, pavarësisht një rasti të mirë për shënim në pjesën e dytë.

“Ju mendoni se kam luajtur dobët? Kjo është për t’u çuditur. Nëse dikush nuk shënon, atëherë ju thoni se nuk luajti mirë. Krejt çka ju intereson është goli dhe nuk shikoni asgjë tjetër, si lëvizjet, paraqitjen e përgjithshme dhe çka do tjetër që bën një futbollist gjatë një takimi”, deklaroi Giovinco për mediet italiane.

“Nganjëherë topi hyn, e nganjëherë jo”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›