E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton i shkruan Hysenit

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, ka marrë një letër nga Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton, ku rikonfirmohet mbështetja e mëtejme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën dhe thellimi i partneritetit mes dy vendeve.

“Ishte kënaqësi t’ju takoja gjatë Lutjeve të Mëngjesit dhe vizitës suaj në Washington. Pata kënaqësinë të diskutoja me ju rreth interesave tona të përbashkëta dhe mirëprita rastin për të dëgjuar pikëpamjet tuaja rreth çështjeve me të cilat ballafaqohen Kosova dhe SHBA-të”, thuhet në letrën që Clinton e ka dërguar në adresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Zyrtarja më e lartë e politikës së jashtme të SHBA’ve parashikon se e ardhmja e Kosovës integrimi në organizatat ndërkombëtare.

“Pres të punojmë së bashku për të çuar më tej objektivin tonë të përbashkët të integrimit të plotë të Kosovës në komunitetin euro- atlantik dhe për forcimin e partneritetit mes dy vendeve tona”, ka shtuar Clinton.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›