E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi- Chountis: PS hapa për zgjidhjen e krizës, u pengua nga pozita


Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi zhvilloi sot një takim me
Raportuesin për Shqipërinë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Nikolaos Chountis. Ruçi deklaroi se PS ka bërë hapa konkretë për zgjidhjen e krizës politike, e cila u pengua nga mazhoranca. "PS propozoi nisma ligjore që u hodhën poshtë nga mazhoranca. Ishte
pozita që pengoi zgjidhjen e krizës", u shpreh Ruçi.
Ai theksoi se Partia Socialiste është e angazhuar për ndihmë në liberalizimin e vizave, por shqiptarët nuk duhet të penalizohen në këtë proces nga keqqeverisja.
Nga ana tjetër, zotit Chountis deklaroi se duhen të merren hapa për zgjidhjen e krizës. "Ne do ju ndihmojmë të merren hapa demokratikë për zgjidhjen e krizës", tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›