E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton në Greqi, bisedime për krizën dhe borxhin

Gjatë orëve të natës, ka mbërritur në Athinë nga Turqia, ku merrte pjesë në punimet e Grupit të Kontaktit për Libinë, shefja e diplomacisë amerikane Hillary Clinton. Sipas mediave greke, kjo vizitë ishte e paralajmëruar dhe axhenda e bisedimeve të saj është tepër e pasur me takime të shumta.
 

Në mesditën e së dielës, Clinton do të takohet me kryeministrin Papandreu, me presidentin e vendit Karolos Papulias dhe me homologun e saj grek Stavros Lambrinidhis. Ndërsa ditën e hënë do të takojë edhe udhëheqësin e konservatorëve Andonis Samaras.
 

Në qendër të bisedimeve do të jetë kriza e borxhit grek dhe gjendja në Eurozonë e ndërsa në këtë kuadër ajo do të ketë edhe një takim me ministrin e Financave, Evangjelos Venizelos.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›