Clinton në Pekin
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton udhëtoi në Pekin, ku me udhëheqësit kinezë do të bisedojë për lidhjet ekonomike dhe strategjike mes dy vendeve.
Pritet që bisedimet të mbizotërohen nga përpjekjet për ta fituar mbështetjen e Pekinit për ta ndëshkuar Korenë e Veriut, për shkak të fundosjes së një luftanije jug-koreane.
Clinton, e cila do t’i bashkë-kryesojë bisedimet me Sekretarin e Thesarit, Timothy Geithner, tha se do t’u kërkojë kinezëve “marrëdhënie më të baraspeshuara” me SHBA-në.
Të shtunën, gjatë vizitës së saj në Shangai, Clinton e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për zgjidhjen e krizave në botë.
Ajo u përshëndet me entuziazëm nga një grup i madh njerëzisht, kryesisht kinezë, kur vizitoi Ekspozitën Botërore të Shangait.
Clinton tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina mund të mos jenë dakord për mjaft çështje, por të dy vendet duhet “të shfrytëzojnë mundësi” të tilla si kjo ekspozitë për të shtuar mirëkuptimin mes dy popujve.