E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama dhe Merkel biseduan për krizën ekonomike

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, kanë biseduar me telefon mbi masat për rregullimin ekonomisë botërore dhe nxitjen e rritjes ekonomike.

Në bisedën e zhvilluar para takimit të grupit G20 në Toronto, Obama ka shprehur kënaqësinë që parlamenti i Gjermanisë i miratoi masat për ndihmë financiare në eurozonë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Merkel ka përshëndetur miratimin e reformave për rregullim financiar në senatin amerikan, që janë më të mëdhatë në disa dekadat e fundit.

Dy liderët gjithashtu kanë folur mbi "bashkërendimin e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me programin bërthamor të Iranit".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›