E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton në Vietnam

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka kërkuar sot nga Vietnami që të përmirësojë rekordin në fushën e të drejtave të njeriut, por gjithashtu u zotua edhe për një bashkëpunim më të ngushtë me Vietnamin.

Gjatë vizitës së saj në Hanoi, për të shënuar 15 vjetorin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, Clinton lavdëroi nikoqirin e saj për “popullatën jashtëzakonisht dinamike” dhe theksoi se Vietnami është në rrugë të mirë që të shndërrohet në një shtet të fuqishëm, me potencial të jashtëzakonshëm.

Por për ta realizuar këtë, Clinton theksoi se qeveria komuniste e Vietnamit duhet të mundësojë lirinë e fjalës dhe aktivitetet politike.

“Këto janë arsyet se pse kam shprehur brengën për shkak të arrestimit dhe dënimit të njerëzve, të cilët kanë shprehur në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre”, theksoi Clinton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›