FMN-ja ia fal borxhet Haitit

Gjysmë viti pas tërmetit katastrofik, FMN-ja ka vendosur që Haitit t'ia falë të gjitha borxhet, prej rreth 268 milionë dollarësh.
FMN-ja ka miratuar edhe një plan trevjeçar për rindërtimin e këtij vendi. Do të jepet edhe një kredi prej 60 milionë dollarësh, për të cilën Haiti deri në fund të vitit 2011 nuk duhet të paguajë kamata.
Haiti është tronditur më 12 janar të këtij viti prej një tërmeti të fuqishëm, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën më shumë se 250.000 vetë.
Për sot kundërshtarët e presidentit të Haitit René Préval kanë paralajmëruar një grevë të përgjithshme.
Opozita kërkon shtyrjen e zgjedhjeve të parashikuara për 28 nëntor dhe krijimin e një komisionit të ri zgjedhor, me shpjegimin se komisioni i tanishëm është i korruptuar.