E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cameron u takua me Ban Ki Moonin

Kryeministri i Britanisë, David Cameron dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, zhvilluan një takim në New York, gjatë së cilit biseduan për Afganistanin, Lindjen e Mesme, Iranin dhe luftën kundër varfërisë, u theksua në kumtesën e zyrës së kryeministrit të Britanisë.

Gjatë vizitës në New York, Cameron u takua edhe me prefektin e Neë Yorkut, Michael Bloomberg, një ditë pas takimit që zhvilloi në Washington me presidentin amerikan, Barack Obama.

Cameron dhe Moon janë pajtuar se strategjia aktuale në Afganistan është e drejtë dhe se angazhimi i shtuar politik është pjesë e rëndësishme e fazës së ardhshme të fushatës, u theksua në kumtesën e zyrës së kryeministrit britanik.

Të martën, Moon dhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, udhëhoqën përfaqësuesit nga radhët e 70 organizatave dhe shteteve, në Konferencën e cila u zhvillua në Kabul, me ç’rast u shtua trysnia ndaj presidentit afgan, Hamid Karzai, për të luftuar korrupsionin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›