“Rumanizimi” i Moldavisë

Shpresat që feksin në horizont për një hyrje të shpejtë në Bashkimin Evropian kanë bërë që ata të ngrihen që pa gdhirë. Qindra qytetarë moldavë, kryesisht të moshave të reja, janë mbledhur e kanë krijuar radhë të gjata pritjeje para portës së prapme të konsullatës rumune në Chisinau, kryeqyteti i Moldavisë, vendit më të varfër në Evropë.
Denis Rotari, një sportist i specializuar në sportin e qitjes me pjatelë, veshur me bluzë sportive në ngjyrë të kaltër, pret të shtjerë në dorë ‘të ardhurat e nevojshme’ për të shijuar ‘mjaltin’ e dashurisë së tij: “Kam nevojë për më shumë para për dasmën time”, shprehet i riu 21-vjeçar nga Moldavia. Ashtu si gjithkush në këtë radhë të gjatë, edhe ai po plotëson dokumentet për të siguruar një pasaportë rumune- me shpresën se do të gjejë ndonjë punë me bereqet, qoftë edhe si ndihmës në zanatin e tij andej nga Roma apo Lisbona.
Afro një milion moldavë i kanë kthyer shpinën vendit të tyre, në të cilin GDP-ja për kokë banori është thuajse e barabartë me GDP-në e Sudanit. Moldavët tashmë shohin nga Perëndimi me shpresë se do të gjejnë punë, qoftë edhe “në të zezë”. Në një vend me 3.6 milionë banorë, 120.000 prej tyre kanë marrë nënshtetësinë rumune, ndërkohë që 80.000 të tjerë, sipas shifrave zyrtare të Qeverisë së Bukureshtit, janë në pritje të përfundimit të këtyre procedurave. Për t’u përballur me këtë furi kërkesash, ministri i Jashtëm rumun i ka paraprirë kësaj dukurie dhe ka çelur edhe dy konsullata shtesë në qytetet Balti dhe Cahul- kuptohet, me shpenzime që mbulohen nga buxheti i Bashkimit Evropian.
Qëllimi është i thjeshtë: Presidenti ultranacionalist rumun, Traian Basescu, synon të rrisë numrin e qytetarëve me nënshtetësi rumune- tashmë ka hedhur shumë hapa përpara me të “natyralizuarit” e rinj - me një ritëm mesatar prej 10.000 personash në muaj. Kështu, pa mbajtur as edhe një referendum të nevojshëm për këtë qëllim, pa marrë as edhe një shenjë miratimi nga Brukseli, Berlini apo Parisi zyrtar, zgjerimi i Bashkimit Evropian po kryhet në “hapësira” që nuk kapen nga ‘radari’ i BE-së. Moldavët po votojnë “me këmbë” dhe po gjarpërojnë me cic-micet e tyre për të hyrë vjedhurazi nga porta e pasme e kontinentit, që për ta vlen sa ‘toka e premtuar’.
Qysh nga koha kur grupimi politik moldav “Aleanca për Integrim Evropian” rrëzoi nga pushteti grupimin politik komunist pro-rus në vitin 2009, Rumania ka kryer një mësymje politiko-diplomatike për të shtuar numrin e ‘të natyralizuarve” në vendet e vogla në kufi me të. Qeveria rumune trajnon stafin e Ministrisë së Jashtme moldave dhe njëherazi paguan shpenzimet për përkthimin e legjislacionit të BE-së në gjuhën amtare. Vitin e fundit, edhe pse përjetoi një krizë të fortë financiare, Rumania nuk hoqi dorë nga shpenzimet e majme në vendet fqinje. Kontrollit kufitar rumun nuk i “funksionon” më sinjal-alarmi e për pasojë, qysh prej vjeshtës së shkuar, banorë të zonave kufitare që i ndan vetëm një tridhjetëkilometërsh me kufirin rumun, e kalojnë atë pa pasur nevojë për vizë dhe pa u hyrë gjemb në këmbë.
Rumunët dhe moldavët banojnë në vende të ndryshme, ky është fakt që nuk ka nevojë për argumente, por,...“ne jemi një popull i vetëm që gëzon të drejtën e patjetërsueshme të jetë i bashkuar, për të ndarë një të ardhme po të përbashkët”, shprehet presidenti rumun Basescu, që e ka ëndërr të kahershme krijimin e Rumanisë përgjatë vijës detare. Thënë ndryshe, rikrijimin e “Rumanisë së Madhe” sipas kufijve të vitit 1940, ku përfshihet edhe Moldavia.
Vlen për t’u theksuar fakti se edhe udhëheqësia e re politike moldave nuk është kundër kësaj rrjedhe ‘historike’. Nga 53 parlamentarët e koalicionit qeverisës së Moldavisë, nëntë prej tyre kanë dyshtetësi moldave-rumune. Presidenti moldav, Mihai Ghimpu, është një ithtar i zjarrtë i bashkimit, ndërsa nipi i tij, Dorin Chirtoaca, që mban kreun e bashkisë së kryeqytetit Chisinau, është i mendimit se “rumunët dhe moldavët kanë lidhje të ngushta, si gjermanët me bavarezët”...”ideja për dy shtete të ndara ishte një vegim i pushtetit të dikurshëm të sovjetëve”.
Sidoqoftë, shumica e moldavëve nuk e kanë me zemër, në të vërtetë, një prirje për t’u bashkuar me Rumaninë, vendi i dytë më i varfër në BE pas Bullgarisë. Sipas sondazheve, 2/3-at e moldavëve dëshirojnë të hyjnë në BE, por vetëm 2% e tyre e shquajnë veten rumunë. Aq e vërtetë është kjo ndjesi mes moldavëve, sa 21 vjeçari moldav Denisi Rotari shprehet hapur: “Me marrjen e kësaj pasaporte unë synoj vetëm të shkoj në Perëndim. As që dua t’ia di për Rumaninë”. Kushëriri i tij tashmë punon prej kohësh në një thertore në Madrid. Kështu, kur Rumania të hyjë në zonën Shengen në mars të vitit 2011, qindra e mijëra moldavë që kanë shtënë në dorë pasaportën rumune do të gëzojnë të drejtën e shijimit të përfitimeve në BE.
Ndërkohë, kjo valë e dendur emigrantësh moldavë nuk duket se i ka shpëtuar syrit mbikëqyrës të disa politikanëve evropianë në Bruksel. Grupimet populliste që i përkasin krahut të djathtë janë duke këmbëngulur që të shikohet me kujdes kjo çështje. Andreas Mölzer i FPO-së austriake dhe njëkohësisht anëtar i Parlamentit Evropian, ka ngritur zërin për të mbajtur qëndrim dhe për t’i thënë ndal intrigave rumune. Ndërkohë që parlamentari demokristian gjerman, Manfred Grund, njëherazi edhe anëtar i Parlamentit Evropian, ka tjetër mendim: ”Për sa kohë që këto probleme nuk bien mbi shpatullat gjermane, nuk ka vend për t’u shqetësuar. Shumica e tyre synojnë të mbërrijnë në brigjet e Spanjës apo Italisë”. (Der Spiegel)