Monaco prezanton Bajramin

Emir Bajrami edhe zyrtarisht është transferuar te skuadra nga liga e dytë franceze Monaco. Mesfushori kosovarë është huazuar nga ekipi holandez Twente deri në fund të sezonit.
Reprezentuesi suedez është i lumtur me zgjedhjen që ka bërë derisa drejtuesit e klubit francez janë të kënaqur që kanë angazhuar 24 vjeçarin.
"Ne kemi kërkuar një lojtar që mund të luaj në krah dhe Emiri është shumë i mirë në këtë rol. Ai është njëri nga lojtarët më të mirë në Evropën veriore për këtë pozitë”, ka thënë drejtori sportiv i Monacos Tor-Kristian Karlsen për ueb faqen zyrtare të klubit.