Toure nuk braktis Man Cityn

Yaya Toure është zotuar të përcjell shembullin e menaxherit të Manchester Cityt, Roberto Mancini duke konfirmuar të ardhmen e tij me kampionin e Premierligës.
Mancini nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare në klub. Kurse, edhe Toure ka mohuar spekulimet rreth largimit të tij nga City gjatë këtij afati kalimtar të verës.
“Jam shumë i lumtur me lajmin se menaxheri ynë ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare. Kurse, në nivelin personal, jam shumë i lumtur sepse dua të vazhdoj të fitoj tituj të tjerë me Cityn dhe menaxheri ka mentalitetin e njëjtë me ne. Ai dëshiron të fitojë gjithçka me këtë klub, njësoj sikur ne”, deklaroi Toure për uebfaqen zyrtare të Cityt.