E Diel, 1 Nëntor 2026

Clinton përshëndet fundin e mbikëqyrjes: Hap thelbësor për Kosovën

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, e ka cilësuar fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë si ngjarje historike. Nëpërmjet një video-linku, të transmetuar gjatë një konference të zhvilluar një ditë pas përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare, ish presidenti amerikan tha se ka shumë shpresa se “ditë të ndritshme për Kosovën janë përpara”.
 

“Fundi i mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë është një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën që të gjejë rrugën në rajon e botë. Do ta keni mundësinë për të ndërtuar një vend me më shumë mundësi për të gjithë. Një shtet më të fortë dhe më superior për gjeneratat që do të vijnë pas” ka thënë Klinton.
 

Ndër të tjera Klinton e ka konsideruar veten me fat që ka mundur të japë rolin e tij si President në një kohë aq të vështirë për popullin e Kosovës, ndërsa ka shtuar se gjithmonë do të jetë në anën e tyre për ti mbështetur sa herë të kenë nevojë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›