E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton refuzon Jeremiç, shkak Kosova

Ankara -Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton nuk ka pranuar të takojë ministrin e Jashtëm serb Vuk Jeremiç. Në një prononcim për “Washington Times”, Jeremiç ka thënë se nuk i është mundësuar takimi me sekretaren Clinton, për shkak të pamundësisë, dhe në vend të saj do të takohet me zëvendësin, James Steinberg.

Por, një zyrtar i lartë amerikan i ka thënë gazetës se arsyeja është bashkëpunimi i pamjaftueshëm i Serbisë për ndërtimin e kapaciteteve të drejtësisë, policisë dhe doganave në Kosovë. Jeremiç ka deklaruar se çështja e Kosovës mbetet therë në marrëdhëniet me Uashingtonin, dhe nuk ka gjasa që të zgjidhet së shpejti, por nuk duhet t'i pengojë të dy vendet që të punojnë së bashku për të siguruar stabilitetin në Ballkan.

“Marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara janë të mira, përveç për këtë gjë të madhe, ku kemi mospajtime të thella"-thekson kryediplomati serb.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›