Tadiç angazhohet fuqishëm kundër njohjeve të Kosovës
Beograd -Serbia po lobon fuqishëm kundër njohjeve të reja të pavarësisë së Kosovës. Gazeta serbe “Blic”, se presidenti Boris Tadiç personalisht është angazhuar që të bindë presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarak, që shteti i tij të deponojë deklaratë kundër pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Sipas gazetës, presidenti serb, ministri i jashtëm, si dhe një pjesë e madhe e njerëzve të qeverisë, janë angazhuar intensivisht në lobimin te shtetet që nuk e kanë ndërmarrë ende një vendim të tillë.