Rehn takim për çështjen e kufirit kroato-slloven
Bruksel - Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Olli Rehn, është takuar mbrëmë me ministrat e jashtëm të Sllovenisë dhe Kroacisë për të diskutuar rreth çështjes së kufirit mes këtyre vendeve.
Pas takimit të Rehnit me Samuel Zbogar, shef i diplomacisë sllovene, dhe Gordan Jandrokoviç, shef i diplomacisë kroate, nuk u dhanë hollësira rreth bisedimeve.
Për shkak të këtyre mosmarrëveshjeve, Sllovenia vendosi veton ndaj hapjes dhe mbylljes së kapitujve të rinj në negociatat e Zagrebit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
"Rehn u ka paraqitur një propozim të ri kompromisi të dyja palëve", theksoi zëdhënësja e tij, Kristina Nagy.