E Diel, 1 Nëntor 2026

Fuere: Të ndërpriten sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese

Shkup -Ambasadori i BE-së në Shkup Ervan Fuere u ka bërë thirrje partive politike që të ndërpresin presionet ndaj Gjykatës Kushtetuese. Këto thirrje vijnë në kohën kur ka patur protesta para këtij institucioni nga qytetarë dhe mësues të mësimit fetar. Reagimet kanë qenë pasi Gjykata Kushtetuese ndaloi një javë më parë mësimin fetar në shkolla publike. Vendimi ka bërë që reagimet të jenë të ashpra sidomos nga partia në pushtet VMRO DPMNE, por edhe nga qytetarë dhe mësues të mësimit fetar.

“Të vihet në dyshim autoriteti apo vendimet e Gjykatës kushtetuese është me të vërtetë shumë e rrezikshme sepse në një mënyrë nënvizon ose nënçmon pavarësinë e institucionit me të rëndësishëm të shtetit”, tha Ambasadori Fuere.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i formës së prerë dhe ai thotë se mësimi fetar duhet të ndërpritet pasi feja është e ndarë nga Shteti, dhe si rrjedhojë institucionet shtetërore nuk mund të organizojnë mësime fetare. Por a po lëkundet shekullarizmi me zhvillimet e fundit?Organizatat qytetare thonë se ai është vënë në rrezik.

Paralel me reagimet rreh vendimit ët Gjykatës Kushtetuese, VMRO DPMNE me anë të një komunikate ka thënë se është e vendosur që mos të heqë dorë nga ideja e Kryeministrit Nikolla Gruevski për ndërtimin e një kishe në qendër të Shkupit, me para nga buxheti i shtetit.

Lëvizja Qytetare Zgjohu thotë se partia në pushtet duhet ta dijë se buxhetin e mbushin edhe taksapagues jo të krishterë dhe si rrjedhojë ajo nuk duhet të prishë balancën me vendimet e saj. :
Disa qytetarë myslimanë, të mbështetur nga disa organizata joqeveritare kanë ngritur iniciativë që në qendër të Shkupit të ndërtohet edhe një xhami. Ata thonë se ashtu siç vlen argumenti për ndërtimin e kishës që ka qenë dikur në qendër të Shkupit, ashtu duhet të merret parasysh edhe fakti se edhe xhamia ka ekzistuar dikur në zonën qendrore të kryeqytetit të vendit. bbc/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›