E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Pas anëtarësimit në FMN, njohje të reja

Prishtinë -Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e sotme të qeverisë paralajmëroi njohje të reja të pavarësisë dhe anëtarësim të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore. “Njohja e Kosovës shtet i pavarur, sovran e demokratik edhe nga Arabia Saudite është një vlerësim i angazhimeve konkrete aktive diplomatike kosovare, i mbështetjes së fuqishme ndërkombëtare në procesin e ardhshëm të njohjeve të reja që do të vijnë”, tha Thaçi.

“Tani jemi edhe në proces të vlerësimit të Kosovës edhe për anëtarësim në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore”, shtoi ai.“Suksesi i arritur në Kosovë nënkupton edhe më tepër njohje, integrim, hapje të perspektivës së sigurt euroatlantike për vendin tonë”, theksoi Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›