Perëndimi po bashkëpunon me Iranin
Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, deklaroi sot se Teherani nuk do të heq dorë nga programi i vet bërthamor, por nënvizoi se Perëndimi dhe Irani tani janë duke bashkëpunuar, deklaratë kjo e cila duket se nënvizon mbështetjen e Iranit për përmbajtjen e projekt-marrëveshjes bërthamore, të hartuar nga OKB-ja.
Fjalimi i Ahmadinejadit sugjeroi se Irani do të mbështetë kornizat e marrëveshjes, por duke kërkuar disa ndryshime në kuadër të saj. Një nga elementet kryesore është se kur do të pranojë Irani që të dërgojë jashtë vendit për përpunim të mëtutjeshëm uranin e vet të pasuruar.
Ahmadinejad theksoi se Perëndimi është zhvendosur nga shtegu i konfrontimit në atë të bashkëveprimit me Iranin, kur bëhet fjalë për programin për pasurimin e uraniumit, të cilin e cilësoi si të drejtë të pamohueshme të Iranit.
Sot, ne kemi arritur në një pikë tejet të rëndësishme. Është hapur shtegu për bashkëpunim bërthamor dhe Teherani është i gatshëm të bashkëpunojë me agjencinë bërthamore të OKB-së në fushën e karburantit dhe teknologjisë bërthamore, tha Ahmadinejad.
Por ai insistoi se qeveria nuk do të zhvendoset për asnjë centimetër nga e drejta e Iranit që të ketë program bërthamor, për të cilin Perëndimi frikësohet se ka për synim prodhimin e armëve bërthamore.