E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish presidenti boshnjak Ganiç ndalohet në Londër


Një ish president i Bosnjës është arrestuar në Londër në bazë të një urdhër-arresti për ekstradim nga qeveria serbe.

Ejup Ganiç ka që anëtar i presidencës së Bosnjës në kohën e luftës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë dhe më vonë shërbeu si president i Bosnjës.

Ai u arrestua në aeroportin e Londrës, Heathrow dhe pas komunikimit të padisë tani po mbahet nga policia britanike.

Qevria serbe ka gati 45 ditë për të paraqitur dokumentacionin e plotë gjykatësit britanik, i cili do të vendosë për ekstradimin e zotit Ganiç.

Duket se Serbia dëshiron ta gjykojë atë dhe ish zyrtarë të tjerë boshnjakë për krime të pretenduara lufte të kryera në vitin 1992, në fillim të luftës së Bosnjës dhe që shoqëruan ndarjen e Jugosllavisë.

Ganiç akuzohet se ka qënë i përfshirë në një sulm mbi një autokolonë jugosllave të ushtrisë në qytetin e Sarajevës.

Urdhëri për ekstradim pretendon vrasjen e ushtarëve të plagosur.

Asokohe Ejup Ganiç ka qënë anëtar i një qeverie të fortë boshnjake në Sarajevë dhe më pas ai shërbeu si president i Bosnjës.

Ai tani është jashtë politikës dhe punon si profesor.

Kur fletë-arresti serb u bë publik në muajin nëntor, zoti Ganiç e cilësoi atë si "qesharak', por tani duket se do të mbahet për disa javë nga autoritetet brtianike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›