E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, Papandreou mbledhje qeverie për krizën



Kryeministri grek, Jorgos Papandreou deklaroi se korrupsioni dhe mosndëshkimi nga ana e prokurorisë është arsyeja kryesore e krizës buxhetore greke. ''U kërkoj qytetarëve durim për ta rikthyer vendin në gjendjen e mëparshme'', deklaroi Papandreu.
"Kriza në vendin tonë nuk është kufizuar vetëm në problemin tonë fiskal. Ajo është vetëm maja e ajsbergut. është jashtëzakonisht urgjente të merremi me të, pasi ajo ka marrë dimensione të mëdha'', tha kryeministri grek në një mbledhje qeverie. Ndërkaq kryeministri grek Jorgos Papandreu paralajmëroi për orët në vijim një mbledhje qeverie për krizën. Në mbledhjen e kabinetit duhet "të merren vendime për ekonominë", bëri të ditur zyra e Papandreut pak pas një vizite të komisionerit të BE-së për ekonominë Olli Rehn. Ky i fundit i kishte bërë thirrje vendit të zhytur thellë në borxhe që të ndërmerrte masa të mëtejshme mbi uljen e deficitit të tij shtetëror. Gazeta "Handelsblatt" njofton duke iu referuar qarqeve qeveritare në Athinë se gjatë bisedës është folur për rritjen e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe për tatime më të larta për karburantet, automjetet dhe mallrat e luksit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›