E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti: Ndërkombëtarët nuk i kanë dhënë Kosovës pavarësinë e kërkuar


Lideri i lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti ka akuzuar komunitetin ndërkombëtar se nuk i ka dhënë Kosovës pavarësinë e kërkuar. Kurti, i cili jeton në arrati pasi nuk ka ndërmend të paraqitet në gjykate, ka deklaruar në një intervistë televizive, se negociatat për pavarësinë janë zhvilluar në kurriz të qytetarëve të Kosovës. Sipas tij, këtë gjë lëvizja "Vetëvendosje" dhe populli i Kosovës ka dashur ta shprehë në protestën e shkurtit të vitit 2007, e cila u mbyll me gjakderdhje. Kurti ka theksuar se ate ditë policia reagoi në mënyrë brutale, me qëllim zhdukjen e lëvizjes "Vetëvendosje".
Ai ka nënvizuar se policia e UNMIK shkeli rregullat gjatë protestës së shkurtit dhe qëllimisht nuk ka identifikuar agjentët që kryen dy vrasjet. Ndër të tjera Kurti ka theksuar se edhe misioni EULEX po ndjek rrugën e nisur nga UNMIK për të qenë mbi ligjin dhe ka shtuar se nuk ka ndërmend të dale në gjykatë, përballë këtyre misioneve joligjore. Lideri i "Vetëvendosjes" ka shtuar më tej se lëvizja e tij do t'i perfeksionojë protestat, në mënyre që institucionet kosovare t'i tremben popullit dhe jo institucioneve ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›