E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentatet me te bujshme politike ne SHBA

SHBA 11 janar NOA - Anetarja e Dhomes Perfaqesuese Gabriell Gifords e kaloi mengjesin e 8 janarit ne nje vend te pazakonshem per nje ligjvenese ajo ishte ulur jashte nje vetesherbimi te madh ne qytetin Takson ne shtetin jugperendimor Arizona te Shteteve te Bashkuara.

Disa minuta pasi kishte perfunduar biseden e saj me banoret lokale si pjese e nje nisme te re te Partise Demokratike e quajtur Kongresi ne kendin tuaj nje person i armatosur e kishte shkrepur armen kunder saj ne koke. Ajo mbetet ne gjendje kritike.

Nga ky sulm u vrane gjashte persona disa te tjere u plagosen ndersa Amerika u shokua. Policia e ka arrestuar te armatosurin e dyshuar.

Presidenti Obama i ka nderuar viktimat me nje minute heshtje. Me heret ai e ka denuar kete sulm.

Presidenti Obama dhe Zonja e Pare Mishell nderuan viktimat e 8 janarit ne Arizona ku cak i sulmit ishte kongresistja Gabriell Gifords.

Kjo eshte me teper se tragjedi per te involvuarit. shte tragjedi per Arizonen dhe tragjedi per vendin tone ne teresi. Ajo qe amerikanet bejne ne kohen e tragjedise eshte bashkimi dhe mbeshtetja per njeri-tjetrin ka thene Obama.

Shtetet e Bashkuara rralle ballafaqohen me tragjedi si kjo... Anetari i fundit i Kongresit ishte vrare para 30 vjetesh.

Ishte 18 nentori i vitit 1978 kur anetari i Dhomes Perfaqesuese te Kongresit te SHBA-ve Leo Rajan demokrat nga Kalifornia ishte ne mes te udhetimit te tij per ne Guajana shtet ne pjesen veriore te Afrikes se Jugut.

Ai dhe stafi i tij po zhvillonin hetime per raportet se kulti amerikan i quajtur Tempulli i Popullit fillimisht me prejardhje nga rajoni i distriktit kongresional te Rajanit ne San Francisko ishte rivendosur ne kete hapesire dhe po i mbante njerezit kunder vullnetit te tyre.

Ai u tha anetareve te kultit se ishin te lire te ktheheshin ne Shtetet e Bashkuara se bashku me te.

Por Leo Rajan dhe percjellesit e tij ishin sulmuar nga anetaret e Tempullit te Popullit afer vendit Xhonstaun.

Leo Rajan dhe kater persona te tjere u vrane. Me vone me se 900 pjesetare te Tempullit te Popullit bene vetevrasje masive ne ngjarjen e njohur me emrin Masakra Xhonstaun.

Para atentatit kunder zotit Rajan anetari i fundit i Kongresit qe ishte vrare ne ate kohe ishte senatori Robert Kenedi qe po synonte nominimin presidencial ne Partine Demokratike ne vitin 1968.

Pasi kishte arritur nje fitore madhore ne Kaliforni me 6 qershor te vitit 1968 Kenedi mbajti nje fjalim te paluhatshem dhe u vra disa momente me vone nga Sirhan Sirhan nje palestinezo-amerikan i cili pati thene se ishte i motivuar nga zemerimi i tij per politiken e Kenedit ndaj Lindjes se Mesme.

Me teper se tri dekada para vrasjes se Robert Kenedit nje tjeter senator me ambicie presidenciale Huej Long nga Luiziana ishte vrare. Ate e kishte vrare nipi i kundershtarit te tij te ashper politik.

Xhejms Hinds qe e kishte perfaqesuar Arkanzasin menjehere pas Luftes Civile Amerikane ishte vrare nga nje anetar i Ku Klux Klan gjate nje ngjarjeje publike ne vitin 1868.

Vrasjet e presidenteve jane me teper te njohura e vecanerisht vrasja e ish-presidentit Xhon F. Kenedi i cili ishte vrare ne Dallas te shtetit Teksas ne nentor te vitit 1963.

Ne ate kohe televizionet e kishin nderprere programin e tyre te rregullt per ta dhene lajmin e vrasjes.

Ja se si u be kjo ne rrjetin CBS kur u nderpre nje program argetues

Ne Dallas te Teksasit tri here u qellua konvoji i veturave te presidentit Kenedi ne qender te Dallasit. Raportet e para thone se presidenti Kenedi eshte plagosur seriozisht nga keto te shtena pati raportuar CBS ne nentor te vitit 1963.

Vrasja e Xhon Kenedit pati ndikim te gjate ne shume amerikane. Njerezit qanin hapur neper rruge shkollat ishin mbyllur ndersa tubime perkujtimi te menjehershme ishin mbajtur ne shume qytete.

Tre presidente te tjere po ashtu jane vrare Abraham Linkoln ne vitin 1865 Uilliam Mekinli me 1901 dhe Xhejms Garfild ne vitin 1881.

Disa presidente te tjere u shpetuan atentateve. Kjo i ka ndodhur dhe ish-presidentit Ronald Reagan i cili ishte qelluar ne qafe me 30 mars 1981 pas vetem 69 ditesh ne presidence. Zoti Regan i kishte shpetuar atentatit edhe pse kishte humbur gjysmen e gjakut te tij.

Ne vitin 1975 kunder ish-presidentit Gerard Ford ishin ndermarre dy sulme me arme gjate nje muaji.

Ne vitin 1950 dy nacionaliste portorikane ishin perpjekur te vrisnin presidentin Heri Truman. U shkembye zjarr me sigurine e zotit Truman por nuk ia dolen ta qellojne presidentin.

NOA/RFE

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›