Obama Sarkozi diskutojne ekonomine dhe ceshtje tjera globale

Presidenti Barak Obama dhe presidenti francez Nikolas Sarkozi kane zhvilluar bisedime ne Shtepine e Bardhe ne shume fusha duke u fokusuar ne ekonomine e botes terrorizmin dhe konfliktet e medha globale. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Dan Robinson njofton se te dy udheheqesit kane bere komente mbi sulmin qe ka ndodhur ne shtetin e Arizones ku u vrane gjashte persona dhe u plagosen 14 te tjere perfshire nje anetare te kongresit amerikan.
Ky ishte takimi i dyte ne Shtepine e Bardhe per dy udheheqesit ne me pak se nje vit. Temat e bisedimeve jane te njohura-rimekembja e ekonomise globale ceshtjet e politikes se jashtme si Irani Afganistani referendumi i te dieles ne Sudanin jugor dhe situata politike ne Bregun e Fildishte.
Por sulmi ne Tusan te Arizones i cili ka shokuar vendin dhe boten ishte ne qender te vemendjes ashtu si dhe reagimi i popullit francez ndaj vrasjes se dy shtetasve francez ne Niger te Afrikes.
Duke thene se amerikanet jane ende te pikelluar dhe te tronditur presidenti Obama citoi ate qe ai e quajti guxim te jashtezakonshem te njerezve te cilet luftuan per ta ndaluar sulmuesin.
Presidenti tha se ai eshte ne konsultim me familjet e te vrareve dhe te plagosureve dhe me guvernatoren e Arizones dhe udheheqesit e kongresit dhe po shqyrtohet mundesia e organizimit te nje ngjarje perkujtimore per personat qe jane vrare dhe ata qe jane plagosur.
Nuk ka dyshim se ne do te vendosim disa mekanizma per nje ngjarje perkujtimore dhe gjate diteve te ardhshme kur te jemi gati do ta njoftojm publikun. Por mendoj se do te jete e rendesishme per vendin dhe popullin e Arizones per te shprehur se bashku ndjenjen e kesaj humbje por edhe shpresat tona per te ardhmen dhe se si se bashku mund te dalim nga kjo tragjedi si nje vend me i forte.
Presidenti Sarkozi tha se populli francez ka qene thellesisht i shqetesuar nga tragjedia qe ka ndodhur ne Arizona. Presidenti Obama shprehu ngushellimet e tij popullit francez per vrasjen e dy shtetasve francez te cilet u rrembyen ne Niger.
Kryemnistri francez tha te henen se ai eshte pothuaj i sigurte se Al-Kaida e Afrikes veriperndimore eshte pergjegjese per rrembimin e dy qytetareve francez. Presidenti Sarkozi duke folur permes nje perkthyesi tha se dy vendet jane te bashkuara ne nevojen per luftimin terrorizmin.
Shtetet e Bashkuara dhe Franca jane te vendosura dhe kane qendrim te palekundur si aleate ne ceshtjen e terrorizmit. Nuk kemi zgjidhje tjeter pervec ndjekjes se terroristeve kudo qe ata mund te jene.
Dy presidentet shfrytezuan nje darke pune per te diskutuar ceshtjet si rimekembja e ekonomise globale Lindja e Mesme Libani Irani Afganistani referendumi ne Sudanin Jugor dhe situata ne Bregun e Fildishte.
Ne lidhje me ceshtjen e Iranit presidenti Obama tha se ata do te diskutonin ndikimin e sanksioneve dhe sic tha ai shpresen per te zgjidhur ceshtjen e programit berthamor te Irani permes diplomacise. Shtetet e Bashkuara dhe Franca tha ai do te bejne punen e tyre per tu siguruar se Irani nuk do te ndertoj arme berthamore.
Presidenti Obama tha se pjese e bisedimeve ishte edhe situata ne Bregun e Fildishte ku sic tha ai demokracia po kercenohet dhe referendumi ne Sudanin jugor dhe sfidat me te cilat ky vend po ndeshet nga dhuna e koheve te fundit.
Franca ka marr presidencen e radhes se grupit te vendeve me te industralizuara te botes G-8 dhe grupit te vendeve te industralizuara dhe vendeve te zhvilluara G-20. Presidenti Sarkozi do te organizoj takimin e ardhshem te ketyre vendeve qe do te zhvillohet gjate ketij viti.
Presidenti Sarkozi pritej se do te nenvizonte shqetesimet e tij rreth paqendrueshmerise se cmimeve te ushqimit ne nivel global dhe pikepamjen e tij se nevojitet nje rishikim i sistemit monetar global veprim i cili mund ta sfidoj statusin e dollarit.
Presidenti Obama tha se nderkohe qe vendet jane ne proces te rimekembjes nga recesioni sic tha ai ne ende nuk kemi arritur aty ku duam te jemi.
Zoti Obama tha se mungesa e barazpeshes vazhdon te frenoj prospektin per nje rritje ekonomike globale duke shtuar se Franca dhe Shtetet e Bashkuara jane duke diskutuar se si mund te kordinohet agjenda e G-8-es dhe G-20-shes per ta bere sa me produktive ne zbatimin e reformave te cilat do te sillnin me shume begati.
Kishte shenja tjera qe tregonin se marrdheniet mes presidentit Obama dhe presidentit francez Sarokozi jane te shkelqyera. Presidenti Sarkozy e pershkruajti presidentin Obama si nje udheheqes me aftesi per te arritur te thelbi i ceshtjeve. Presidenti Obama tha se ai gjithmone e ka pare presidentin Sarkozi si nje partner te jashtezakonshem dhe mik te popullit amerikan si dhe nje udheheqes ne skenen boterore.
Nderkohe bashkshortja e presidentit Sarkozy Karla Bruni-Sarkozy darkoj me Zonjen e Pare Mishell Obama.