E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Të bashkuar kundër abuzimit ndaj gruas”

Dhuna ndaj grave vijon të jetë ende problematike në shoqërinë shqiptare, në rajon dhe në botë. Për këtë arsye, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, është realizuar një konferencë ndërkombëtare me temë “Të bashkuar kundër abuzimit ndaj gruas”.
 

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u shpreh se duhet të ketë një bashkëpunim më të madh midis institucioneve. Sipas Topallit është rritur numri i grave që denoncojnë dhunën në polici.
Ndërkohë që kryetarja e nderit e senatit Belg, znj. Anne Marie Lizin foli për projektet e vendeve të BE – së për të luftuar këtë dukuri.
 

Të pranishme në këtë konferencë ishin dhe përfaqësuese të shoqatave në mbrojtje të grave, ambasadore dhe specialiste në këtë fushë, që diskutuan mbi raste të formave të dhunës ndaj grave, dhe mbi mënyrat e zgjidhjes së tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›