E Diel, 1 Nëntor 2026

Red Bull akuzon Ferrarin Kerkon te na bleje shpirtin e skuadres

Skuadra Red Bull kampione e dyfishte e Boterorit 2010 te Formules 1 ka akuzuar haptazi dje njeren prej rivaleve te saj Ferrarin. Sipas drejtuesve te skuderise austriake emisare nga Maraneloja po joshin disa prej teknikeve te tyre me te mire.

Gjuetia

Ne fakt gjuetia u hap zyrtarisht vetem pak dite me pare kur Ferrari arriti qe te afronte strategun e Red Bullit Neil Martin. Pas goditjes se pare kokekuqja po mendon qe tu marre konkurrenteve edhe disa personazhe te tjera qe luajne nje rol shume te rendesishem tek Red Bulli. Keto insinuata i beri dje publike Helmut Marko. Ish-piloti austriak qe njihet si krahu i djathte i bosit te Red Bullit Dietrish Mateshitz dhe ne te njejten kohe mund te thuhet se eshte shefi ne hije i kesaj skuadre ne nje interviste per tabloidin gjerman Bild tregoi Kemi vene re qe Ferrari po kerkon qe te marre sa me shume teknike nga ne. Tani mund tju them se personat qe Ferrari i ka marre ne telefon kane vendosur qe te qendrojne me ne. Per mua kjo eshte ajo cka ka me shume rendesi. Ne po tregojme se kemi nje shpirt skuadre unik. Une kam pershtypjen se Ferrari kerkon qe te bleje pikerisht shpirtin tone te skuadres.

Feteli nuk preket

Me pas Helmut Marko preku edhe nje tjeter teme qe eshte edhe me e nxehte se ajo e para. Behet fjale per Sebastian Fetelin. Talenti gjerman qe kete vit fitoi boterorin me Red Bullin ne shume intervista nuk ka fshehur asnjehere deshiren qe ka te garoje me nje makine legjende. Keshtu sic dihet fare mire skuadra austriake eshte shume e re ne boten e Formules 1. Kanocet fluturuese kane vetem pese vite qe garojne dhe rrjedhimisht nuk kane sharmin e njevendesheve si Mercedes GP Meklaren apo Ferrari edhe pse mund ti konkurrojne ato fuqishem. Per kete ceshtje Marko tregoi se Red Bulli nuk ka frike qe Feteli te largohet para skadences se kontrates qe mban Fetelin deri ne 2012-n tek kanocet. Sebastiani nuk do te na lere vetem per mitin qe quhet Ferrari - pohoi ish-piloti austriak. - Ai eshte i zgjuar dhe e kupton se duhet te nderroje skuader vetem ne momentin kur situatat te jene te favorshme per te. Mendoj se Feteli nuk do te shkoje tek Ferrari per aq kohe sa ne kete skuderi do te jete Alonso. Nese ben dicka te tille pra te behet shok skuadre me spanjollin atehere do te tregohet budalla. Ajo cka eshte me interesante eshte fakti qe si kontrata e Alonsos me Ferrarin si ajo qe ka Feteli me Red Bullin skadon ne 2012-n. Keshtu pas boterorit te ketij viti do te kemi shume te reja duke qene se kokekuqja ka nostalgji per Shumin keshtu mezi pret te bashkepunoje me nje tjeter pilot gjerman qe mund te quhet Sebastian Fetel. Per sa i perket kesaj ceshtjeje Marko pranoi Per mendimin tim eshte krejt normale qe nje pilot te kete enderr te shkoje tek Ferrari sic dhe nga ana tjeter them se Ferrari te enderroje per nje pilot te madh si Sebastiani. Me qellim qe te mbaje sa me gjate Fetelin Red Bull do ti vere ne dispozicion gjermanit nje tjeter veture kompetitive Perderisa ne do ti japim nje njevendeshe kompetitive ai nuk do te largohet vetem per arsye imazhi.

Njevendeshja e re

Ne fund te intervistes Marko nuk pranoi qe te rrefente shume per sa i perket njevendeshes se re Tani per tani ju them se jemi ne kulm te punes. Mendoj se deri me 1 shkurt diten kur do ta prezantojme veturen tone ne Valencia te Spanjes do te na duhet qe te punojme cdo minute per veturen e re. Projektuesi yne i njevendesheve Adrian Njui eshte nje gjeni i vertete. Ai nuk mendon qe ta revolucionarizoje makinen por mendon qe ta evoluoje ate. Me kete metode qe ka zgjedhur ai ul gabimet ne limit. Me aq sa kam pare deri me tani mund tju them se jam shume optimist per veturen e re.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›