E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clooney: Në 2005-ën mendova vetëvrasjen

SHBA – Aktori George Clooney rrëfeu se ka menduar të vetvritet gjashtë vite më parë, pasi u plagos rëndë gjatë xhirimit të filmit “Syriana”, në vitin 2005.

Clooney tregoi se shkak i mendimeve për vetëvrasje ishin dhimbjet e shumta që i shkaktonin plagët e marra gjatë aksidentit në sheshxhirim.

“Unë fillova të mendoj nëse do të duhej të marr masa drastike për këtë’. Unë isha i shtrirë në spital në pa mundësi për të lëvizur dhe nën ato dhimbje të mëdha të kokës dhe të pjesëve të tjera, mendova një mënyrë për të shpëtuar”, deklaroi Clooney.

(er.nu/tg/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›