Tiranë, 11/11/ ‘11, martohen 90 çifte
TIRANE - Edhe pse e premte, çiftet e dashuruara nuk kanë nguruar që të kurorëzojnë dashurinë e tyre në 11/11/11. Interesimi ka qenë shumë i madh në të gjitha njësitë bashkiake të Tiranës.
Sipas të dhënave të marra në çdo zyrë civile të këtyre njësive rezulton se numri i çifteve që kanë lidhur martesë ka qenë rreth 90. Mundet që ky numër mund të jetë më i madh pasi ka pasur edhe raste që e kanë bërë celebrimin mbasdite.
Shumë prej çifteve të pyetura tregojnë se e kishin programuar prej shumë kohësh që do të martoheshin në këtë ditë, pasi konsiderohet si një ditë me fat. Por ka pasur edhe nga ato raste kur çiftet nuk kanë qenë në dijeni se çfarë dite ishte, por thjesht kjo ishte dita që iu mbush afati pas shpalljes së martesës.
"Ka pasur shumë kërkesa për tu celebruar në krahasim me ditët e tjera që arrijnë 1 deri në 2 raste në ditë. Tani jemi vetëm në drekë dhe janë celebruar gjashtë çifte, ndërkohë që ka pasur edhe të tjerë që kanë bërë rezervime", - ka sqaruar Lindita Nikolli, kryetarja e njësisë nr. 1.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)