E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Korrupsioni”, gjykata liron Paro Laçin

TIRANE - Pas afro nëntë muajsh qëndrimi në qelitë e paraburgimit, Paro Laçi rifiton lirinë. Presidenti i Klubit Sportiv Rubiku, i akuzuar për korrupsion, u lirua dje me vendim të Gjykatës së Tiranës.

Pasi shqyrtoi kërkesën e të pandehurit, gjykatësi Petrit Çomo vendosi të ndryshojë masën e sigurisë ndaj Laçit nga “arrest me burg” në “arrest shtëpiak”. Sipas vendimit të gjykatës kanë ndryshuar kushtet dhe rrethanat, ndaj masa arrest me burg nuk është me e përshtatshme për Paro Laçin, ndaj firmosi për dërgimin e tij në kushtet e arrestit shtëpiak.

Një tjetër fakt që e favorizoi presidentin e Klubit Sportiv Rubiku, ishte dhe fakti se prokuroria i kishte pushuar akuzën e trukimit të ndeshjes. Paro Laçi do të vazhdojë të gjykohet, por tashmë jo me pranga në duar, pasi prej pasdites së djeshme ka lënë qelitë.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›