Cmenduria me e fundit edviniste eshte protesta kunder kasave fiskale

Opozita tendence per te mbeshtetur evazionin fiskal dhe informalitetin. Edi Rama merr perfundimisht atributet e kryestrumbullarit te korrupsionit dhe shkelesit me te madh te ligjeve te shtetit. Policia padit 4 tregtare per mosbindje
Pasi deshtoi me ngritjen ne protesta te medha te elektoratit te tij Edvin Rama po kurdis nje tjeter plan ogurzi duke motivuar tregtaret ne vend qe te protestojne kunder instalimit te kasave fiskale ne bizneset e tyre. Me indicin e tij per te legjitimuar evazionin fiskal vjedhjen dhe korrupsionin Edi Rama spo ben gje tjeter vecse po faktohet si strumbullar i aferave korruptive ne vend dhe si shkelesi me i madh i ligjeve te shtetit. Ne kete kuader protesta e frustruar ditet e fundit e te quajturve tregtare apo biznesmene te bizneseve te vogla qe kundershtojne instalimin e kasave fiskale e cila seshte gje tjeter vecse nje projekt prioritar ne zbatim e siper per te hequr perfundimisht fshehjen e xhirove te bizneseve tregtare tregon edhe mirefillti provokimin qe Partia Socialiste po ben ndaj tendences per te aprovuar aferat evazive duke i shkaktuar buxhetit te shtetit nje dem te rende. Nga ana e tij ministri i Financave Ridvan Bode reagoi dje ne Kuvend duke deklaruar se procesi per instalimin e kasave eshte ne perfundim e siper dhe eshte teresisht ligjor dhe detyrim per te menjanuar evazionin fiskal.
Nga foltorja e Kuvendit kreu i Financave Bode e cilesoi protesten e tregtareve si te nxitur politikisht nga opozita per te krijuar kaos ne vend.
Ministri solli ne vemendje se nuk ka licenca te dhena nga ministria e Financave per kompanite ku tregtaret mund te blejne kasen fiskale te certifikuar.
Kompanite jane te liberalizuara. Nuk ka monopol nuk ka licenca te dhena nga ministria e Financave. Ata jane hequr. Ftohen te gjithe ata qe mendohen se mund te implemtojne kasa me cmim me te ulet dhe te transferojne ne kohe reale te gjitha te dhenat ne sistemin fiskal sqaroi Bode.