Shqiptaret e Amerikes te bashkuar ne mbeshtetjen per kryeministrin Berisha

Ne Nju-Jork Federata Pan-shqiptare Vatra ka shtruar nje darke per nder te kryeministrit Berisha. Shefi i Ekzekutivit ka falenderuar diasporen per kontributin e pakursyer qe kane dhene per reformat e kabinetit te tij si dhe per promovimin e pavaresise se Kosoves
Kryeministrit Sali Berisha iu be mbreme ne Nju Jork nje pritje e ngrohte ne darken e shtruar nga Vatra organizata me e vjeter e shqiptareve te Amerikes.
Kryeministri Berisha ndodhet prej ditesh ne Nju Jork per takime me udheheqes te vendeve te tjera si dhe per te ndihmuar ne shtimin e njohjeve per Kosoven. Ne darke u ekzekutuan tre himne i Shteteve te Bashkuara i Shqiperise dhe i Kosoves.
Duke i falenderuar per mikpritjen Kryeministri Berisha shprehu falenderime per kontributin qe diaspora ka dhene per zhvillimet ne Shqiperi dhe ne Kosove.
Me tej gjate fjales se tij Kryeministri u shpreh se asnje komb pervec kombit hebre nuk ka perjetuar barbarite qe ka perjetuar kombi yne gjate shekulli qe shkoi. Por serish duhet te pranojme se kemi qene komb i bekuar pasi ne cdo moment vendimtar per ekzistencen ose mosekzistencen tone ne kemi pasur ne krah Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe kemi fituar. Kjo eshte e verteta. E verteta eshte qe ne kete shekull ne shqiptaret lavdi Zotit jemi me me shprese me te sigurt me te vendosur se kurre per te ndertuar te ardhmen te cilen pushtimet dhe diktaturat nuk na lejuan ta ndertojme. Sot ne jemi te lire jemi te sigurt per te ardhmen tone.
Me pas Kryeministri Berisha u ndal te ceshtja e Kosoves dhe e cilesoi arritje te madhe vendimin e Gjykates se Hages per pavaresine e Kosoves.
Ne muajin korrik Gjykata e Hages mori nje vendim ne te cilin perligji pavaresine e Kosove dhe kjo ishte nje arritje e madhe. Por ky gjykim eshte gjykimi i historise. Gjykata e Hages hodhi poshte te gjitha traktatet me te cilat jane copetuar dhe ndare shqiptaret. Serbia qe te gjitha i kishte cuar ne dosje per ti perdorur si dokumente juridike kunder shqiptareve si dokumente te ligjit nderkombetar. Gjykata i beri nule i beri te paqena u shpreh Kryeministri.
Kryeministri Berisha vleresoi perpjekjet e medha nga ana e qeverise se Kosoves ndersa nenvizoi se ne kushte shume te veshtira ajo ndermori edhe ndertimin e rruges vazhdim i rruges Durres ndash Kukes.
Ne u shpreh Kryeministri do te mendojne te ndertojme edhe hekurudhen sepse ajo eshte e domosdoshme per nje zhvillim me te shpejte te Shqiperise dhe Kosoves. Ne gjithe kete perpjekje theksoi Kryeministri duhet te mbajme parasysh se interesi kombetar eshte nje dhe i pandare.
Kryeministri Berisha tha se diaspora e shqiptareve te Amerikes ndonese jo shume e madhe ne numer mund te krahasohet per nga roli i saj me diasporat me te medha ne Shtetet e Bashkuara. Ai falenderoi Shtetet e Bashkuara per ndihmen qe u dhane shqiptareve per te dale nga veshtiresite e medha me te cilat u ndeshen si komb gjate njeqind vjeteve te kaluar.
Diaspora ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes e ka pasur kete koncept me te qarte se te gjithe shqiptaret por me pas shqiptaret kudo qe jane e kuptuan se interesi kombetar dhe liria kombetare nuk mund te ndahen kurre. Ndaj dhe bashkerisht ne nje perpjekje te madhe dolen ne liri ecin te sigurt drejt idealeve te tyre evropiane ideale fisnike ideale te cilat jane te bazuara ne vlerat me te mira te qyteterimit perendimor u shpreh Kryeministri.
Gjate fjales se tij Kryeministri Berisha shprehu vleresimet e tij per zoti Agim Karagjozi President Nderi i Federates Pan - Shqiptare te Amerikes Vatra
Perfaqesues te Vatres falenderuan Shqiperine per mbeshtetjen qe i dha Kosoves per te fituar pavaresine. Organizata Vatra grumbullon sot rreth vetes shqiptaro-amerikane qe nuk e fshehin mbeshtetjen e tyre per Partine Demokratike dhe per kryeministrin Berisha. Kryetari i shoqates Gjon Bucaj tha se ky eshte nje pozicionim i natyrshem i kesaj organizate.
Ish-i perndjekuri politik Leke Mirakaj tha se ka ardhur koha qe Vatra te hapet ndaj me te rinjve ne komunitet.
Megjithese sot komunikimi ne bote eshte shtuar si kurre ndonjehere shqiptaret e Amerikes perpiqen ta mbajne gjalle frymen e dashurise per vendlindjen. Kengetarja Merita Halili e cila e viziton shpesh Shqiperine thote se ashtu si ne kete darke hymin e flamurit e ka kenduar me qindra here ne ceremonite kulturore dhe thjesht familjare qe organizojne shqiptaret.