E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama si axhende kryesore politike ka bllokimin e reformave dhe fabrikimin e incidenteve

24-09-2010 / Gazeta 55

Deputetet e PD-se Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi akuzojne kryesocialistin

Partia Demokratike adresoi dje kritika te ashpra ndaj kryetarit te socialisteve Edi Rama per mllef dhe urrejtje ndaj angazhimit institucional te qeverise ne realizimin e reformave dhe progresit te gjithanshem te Shqiperise. Nr 2 i demokrateve dhe njeherazi kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi tha se opozita po e kthen votimin elektronik ne Kuvend ne nje ceshtje politike.
Votimin elektronik mos e ktheni ne ceshtje politike. Futini ne brez shpatat e kercenimeve pasi ju nuk mund te krijoni kaos kur nuk ka asnje arsye. Sjellja e opozites per te krijuar kauze te re kur ajo nuk ekziston eshte e pavend dhe ne kundershti me zhvillimet normale ne vend u shpreh nga foltorja e Kuvendit Astrit Patozi.
Reagimi i nenkryetarit te Partise Demokratike erdhi pas fjalimeve te njepasnjeshme dhe akuzave te pa precedente te deputeteve te opozites per miratimin e ligjit te pronave nje jave me pare ne Kuvend.
Nderkaq ne te njejtin drejtim ishte edhe reagimi i ministres se Integrimit Majlinda Bregu. Ajo tha se kryesocialisti Edi Rama kerkon me cdo kusht qe te ngreje ngerce dhe akuza te reja me protesta te reja te cilat kane si qellim vetem bllokimin e reformave te vendit. Bregu vuri ne dukje se Rama eshte i nxitur nga fryma negative qe po shperndan ne lidhje me zbatimin e reformave ekonomike dhe ligjore si dhe progresit te prekshem ne kuader te integrimit evropian te vendit.
Deklaratat e eksponenteve te Partise Socialiste per korrupsion ndaj figurave te larta demokrate nuk perbejne gje tjeter vecse perpjekjen dhe inatin e kreut te PS-se per arritjet aktuale te vendit. Ti Edi Rama genjen kur i thua shqiptareve se proteston ne kete mire te tyre por ti proteston kunder te mires te tyre. Ti je burri pa burrni i kesaj qeverie dhe nuk ke kuraje te pranosh dhe po fillon nje fushate antishqiptare nderkohe qe te gjithe shqiptaret presin liberalizimin e vizave deklaroi ministrja Bregu duke ritheksuar se Edi Rama dhe klani i tij ndjekes kane synime te mirefillta per te bllokuar rrugen e reformave dhe progresin integrues ne strukturat e BE.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›