E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama fillon aksionin per bllokimin e vizave

24-09-2010 / Gazeta 55

Ska te ndalur perpjekja per te bllokuar afrimin e vendit me BE-ne dhe lehtesimi i levizjes se shqiptareve ne Perendim. Dje Edvini u shfaq ne bllok kunder pasaportave biometrike e kunder formalizimit te ekonomise nderkohe qe e shpalli tetorin si muajin e protestave kunder vizave. Gjithsesi muaji anti-evropian ska asnje gjase te gjeje mbeshtetjen e shqiptareve

Aksioni me i ri i Edi Rames per bllokimin e vizave ka startuar dje zyrtarisht me tryezen e organizuar nga partite opozitare pa anetare me kryetaret aleate te mbeturit e vetem ne krah te Edi Rames.
E paralajmeruar me pare kryetari i PS-se Edi Rama thirri dje ne nja kafe pune te dy kullat binjake te Tiranes kreret e partive te kampit opozitar. Objekt diskutimi ne kafenene ne qender te Tiranes ka qene strategjia politike qe do te ndiqet ne te ardhmen perballe pretendimeve te opozites per mosgjetjen e nje zgjidhje per ceshtjen e zgjedhjeve te shkuara parlamentare.
Momenti i zgjedhur nga Edi Rama kur vendimi per daten e liberalizimit e vizave eshte ceshtje dite vetem me pretendimin per zgjedhjet nuk ka asnje lidhje. Ne qofte se Edi Rama vertete do ta kishte problem fatin e zgjedhjeve ai nuk do te kishte hequr asnjehere dore nga ky pretendim dhe nuk do te bente pushime te gjata dhe pa aksion politik pushime keto qe kane nisur te pakten qe nga darka te Restorant Crocodile.
Me tentativen me te fundit e destinuar per te deshtuar Edi Rama po sforcohet per here te fundit me mendimin e genjeshter qe kalon neper mendjen e tij se ndoshta ndoshta nderkombetaret do te nderrojne mendje dhe nuk do marrin nje vendim per daten e heqjes se vizave per shqiptaret.
Megjithese Edi Rama eshte ne te drejten e tij te kaloje neper mend cdo marrezi tashme ky proces ai i liberalizmit te vizave nuk eshte ne doren e tij. Nuk eshte ne doren e tij sepse nuk ka qene asnjehere ne doren e tij dhe sepse ai Edi Rama nuk perfshihet as ne konsideratat e nderkombetareve te cilet ekzistencen e tij Edi Rames nuk e llogarisin as si objekt apo as edhe subjekt ne kete proces.
Tre kushtet me te fundit te vena nga nderkombetaret per qeverine e Shqiperise jo per opoziten te konfirmuara si te permbushura dhe qe kane te bejne me miratimin e nje strategjie per riintegrimin e te riatdhesuarve luften ndaj krimit te organizuar dhe trafiqeve si edhe rritjen e kapaciteteve te Policise se Shtetit ne kufi sikurse shihet nuk jane kushte qe mund te permbusheshin apo pengoheshin nga opozita apo Edi Rama. Per aq kohe sa keto tre kushtet e fundit tashme te plotesuara perjashtonin opoziten si pale nuk ka se si ne prag te konfirmimit te heqjes se vizave Edi Rama dhe gjeneralet pa ushtare Spartak Ngjela Nard Nodka Skender Gjinushi Paskal Milo Erion Veliaj pse jo edhe Prec Zogaj tju imponohen nderkombetareve me sajesen e tyre me te fundit se protesta e paralajmeruara ia vlejne te jene nje kusht per frenimin e liberalizmit te vizave.
Edi Rama i cili e di mire kete qe nuk mund te frenoje liberalizimin e vizave gjithsesi nuk heq dore sepse te pakten me protestat e paralajmeruara por pa date dhe vend fillimi ne mos do e frenojne procesin do e zbehin suksesin e tij.
I shkreti Edi Rama...
Sa i genjen mendja se pas vendimit per liberalizmin e vizave pjesa tjeter e vendit pervec atij Spartak Ngjeles Nard Nodokes Skender Gjinushit Paskal Milos Erion Veliajt pse jo edhe Prec Zogajt do te jete me shume e interesuar nese i blene kasat fiskale tregtaret e Medresese apo jo dhe se do te percjellin me indiferentizem shansin e levizjes se lire jashte Shqiperise si qytetare europiane...
I shkreti...
E ka provuar kete gje me motive me sensibel sikurse Gerdecin ne diten e anetaresimit de jure ne NATO por nuk i eci qe nuk i eci...
E pse duhet ti ece tani...
... Apo per ca kasa fiskale qe do i vendosin apo jo tregtaret te Medreseja...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›