E Diel, 1 Nëntor 2026

De Biassi deri në 2014-n në krye të Kombëtares Shqiptare të Futbollit

TIRANE- Kreu i FSHF-së Armando Duka ka firmosur emrin e Giani De Biassit si trajner të ri të Kombëtares Shqiptare. De Biassi do ta drejtojë Kombëtaren tonë deri në 2014-ën gjatë kualifikimit për në botërorin 2014.

Kontrata mes Dukës dhe De Biassit është firmosur sot – thonë burime të FSHF-së, ndërkohë që ende nuk bëhet të ditura detajet për pagesën e trajnerit të ri.

De Biassi ka qenë ish-trajner i skuadrave italiane si Modenas, Breshias, Torinos dhe Udinezes. Kjo është hera e parë që De Biassi, zgjidhet trajner i një ekipi kombëtar.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›