E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, burgim të përjetshëm 31-vjecarit, për vrasjen e trefishtë

DURRËS- Gjykata e shkallë së parë në Durrës ka dënuar me burgim të përjetshëm 31-vjeçarin Arjan Çela. 31-vjecari akuzohet se në janar të vitit të kaluar qëlloi për vdekje mbi tre shtetas nga qyteti bregdetar.

Trupi gjykues i drejtuar nga Ervin Metalla e ka deklaruar fajtor për “vrasje në rrethana cilësuese” të pandehurin Çela, i cili është shpallur fajtor edhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Në ngjarjen e rëndë që dy vjet më parë tronditi qytetin e Durrësit mbetën të vdekur Luan Curri 45-vjeç, Ani Curri 19-vjeç, dhe Edmond Shemsi 49-vjeç. Çela, i cili qëlloi mbi ta me breshëri automatike, u kap 24 orë më vonë nga forcat e policisë së Vlorës, në qytetin ku jetonte.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›