E Diel, 1 Nëntor 2026

Topo dekreton marreveshjen e emetimit te eurobondit

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi hyrjen në fuqi të ligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes së mandatimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Deutsche Bank AG, London e J.P. Morgan Securities, LTD, si menaxherë bashkëdrejtues, për transaksionin e emetimit të eurobondit deri në 400 milionë euro dhe miratimin e dokumenteve të tjera të transaksionit".

Marrëveshja, u ratifikua në Kuvend më 15 prill dhe lidhet me plotësimin e nevojave të huamarrjes për financimin e shpenzimeve kapitale për vitin 2010.
Për këtë qëllim Ministria e Financave vendosi të emetojë eurobondin e parë në historinë e vendit , duke shënuar debutimin e Republikës së Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare financiare të kapitalit.

Financimi i siguruar nga eurobondi do të shërbejë për plotësimin e nevojave të buxhetit të shtetit për të financuar shpenzimet kapitale në euro.

Ky proces, sipas ekspertëve është i ngjashëm me letrat me vlerë të emetuara në vend, sepse realizohet nëpërmjet një mekanizmi që mundëson marrjen e ofertave, nga një numër i madh investitorësh ndërkombëtarë.

(s.g/atsh/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›