Vizat, premtimi që vetëm shtyhetNga "Faktori Plus" Zyrtarët e BE-së, pesimistë për liberalizimin Komisioni Europian ka deklaruar, se nuk ka nje afat te sakte per liberalizimin e vizave me Shqiperine, duke rrezuar keshtu premtimet e herepa
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Vizat, premtimi që vetëm shtyhetNga "Faktori Plus"Zyrtarët e BE-së, pesimistë për liberalizimin
Komisioni Europian ka deklaruar, se nuk ka nje afat te sakte per liberalizimin e vizave me Shqiperine, duke rrezuar keshtu premtimet e herepashershme te kryeministrit berisha dhe ministrave te qeverise se tij per levizjen e lire brenda veres.Gjithashtu Brukseli zyrtar thekson se vleresimi per Shqiperine dhe Bosnjen, dy vendet e fundit te mbetura ne kete proces, do te jete mbi bazen e meritave individuale, duke zyrtarizuar ne kete menyre ndarjen mes dy shteteve. I pyetur nga Vizion Plus, nese ekziston apo jo nje axhende nga ana e Komisionit Europian per propozimin e heqjes se regjimit te vizave, zedhenesi i komisioneres per ceshtjet e brendshme, Mikele Cerkone, dha kete përgjigje:
“Komisioni Europian vazhdon te monitoroje zbatimin e kushteve te udherrefyesit per liberalizimin e vizave nga Bosnje-Hercegovina dhe Shqiperia. Ne vecanti, jane kryer vleresime ne terren gjate periudhes dhjetor 2009-shkurt 2010 nga ekspertet e vendeve anetare te be-se, me porosi te Komisionit. Ekspertet e Ke-se tani jane duke formuluar vleresimet e tyre per progresin e Bosnjes dhe Shqiperise. Ky vleresim do t’i paraqitet Keshillit te ministrave, parlamentit europian dhe autoriteteve boshnjake e shqiptare. Vetem nese Komisioni Europian do te gjykoje se Bosnja ose Shqiperia, ose te dyja vendet, i kane permbushur kriteret e udherrefyesit, do te propozoje heqjen e vizave per qytetaret e Bosnjes ose Shqiperise, ose per te dy vendet. Eshte teper heret per te komentuar mbi nje afat kohor. Ne kete pike, nuk kemi komente te tjera per te bere.”
Qendrimi i zedhenesit te Komisionit Europian vjen ne kohen kur disa media prane Be-se kishin paralajmeruar per shanset e vogla qe kishte Shqiperia per arritjen e levizjes se lire brenda veres se ketij viti, duke nxjerre madje Bosnjen, si me perpara ne kete drejtim. Vete kryeministri Berisha, duke pretenduar te kunderten, kishte kerkuar diferencim nga Bosnja, ndersa ministri i jashtem Meta edhe ditet e fundit ka shprehur bindjen per arritjen e liberalizimit.
“Absolutisht asnje lloj lidhje nuk pranoj me asnje vend tjeter. Uroj qe edhe Bosnja ta marre, por e kam theksuar se nuk dua vleresim ne pakete. Une dua vleresim ne performance dhe tregues. Ky eshte qendrimi im. Treguesit dhe performanca jone, jane te gjitha te qarta dhe ketu nuk besoj qe keto gjera te lidhen njera me tjetren”,- tha Berisha.
Por vizat nuk duket te varen vetem nga kushtet teknike,te cilat qeveria shqiptare pretendon ti kete permbushur.Kriza politike ende pa zgjidhje ne vend,dhe e shkaktuar nga zgjedhjet parlamentare te qershorit,ka sosur durimin e Bashkimit Europian.i cili perserit apelin per gjetjen e nje rrugedaljeje. Keshtu shkruan portali i internetit “dtt-net”, duke iu referuar burimeve diplomatike ne Bruksel. Zyrtaret e Be-se shprehen se politikanet ne Tirane duhet t’i japin fund njehere e mire “zenkave te tyre te pa-arsyeshme dhe irracionale”, duke u perqendruar tani dhe pa vonesa te integrimi, pasi ne te kundert do te mbahen mend, si pengese ne rrugen europiane te Shqiperise:
“Sa herë që janë mbajtur zgjedhje në Shqipëri, ne duhet të merremi me ta, gjithmonë, për 18 vite rresht. Në vend që të japin kontribut në rrugën europiane të vendit të tyre, që pretendojnë se e duan, ata angazhohen në një cirk të vazhdueshëm ping-pongu politik, duke fajësuar njëri-tjetrin për vota. Kjo është vërtet acaruese edhe për njerëzit këtu në Bruksel.
Kete mesazh ka leshuar nje diplomat i Brukselit, pa dashur te identifikohet:
“U mbetet politikanëve në Tiranë të zgjidhin problemet e tyre dhe jo neve. Por unë mendoj se ata kanë një problem të madh me mentalitetin dhe identitetin politik, të cilin ne nuk mund t’a zgjidhim. Kjo i prek të gjithë, maxhorancën dhe opozitën”. Apeli i nje tjeter zyrtari te larte te unionit paralajmeron se pasojat e kesaj krize do te jene te pashmangshme per integrimin dhe konkretisht ne procesin e liberalizimit te vizave. Ne menyre te vazhdueshme, autoritetet e BE-se, kane paralajmeruar Tiranen se mungesa e nje zgjidhjeje, do te ndikoje ne opinionin per statusin kandidat, por edhe ne vendimin per heqjen e vizave brenda ketij viti.
“EU-Observer” shkruan, se Komisioni Europian nuk ka prezantuar ende nje raport per permbushjen e kritereve te udherrefyesit nga ana e Shqiperise dhe Bosnjes dhe sipas burimeve ne BE, ky vleresim do te pergatitet gjate ketij muaji, ndersa rekomandimi i mundshem per heqjen e vizave, nuk pritet te vije perpara qershorit.
Pas kesaj, vendimi do te jete ne duart e ministrave te Unionit. Diplomatet ne Bruksel presin qe ekspertet e komisionit, te konfirmojne progresin e bere nga Shqiperia dhe Bosnja ne permbushjen e kushteve per liberalizimin e vizave. Gjithnje sipas burimeve ne Bruksel, Bosnja eshte gjithsesi perpara Shqiperise. Per kete, edhe diplomatet e BE-se jane shfaqur te habitur nga kerkesa e kryeministrit Berisha, per te ndare Shqiperine nga Bosnja. Ky eshte mesazhi nje diplomati ne bruksel:
“Ne e respektojmw kwtw kwrkesw dhe mendojmw, se ajo i shkon pwrshtat edhe politikave tw BE-sw. Ritheksojmw, se procesi bazohet mbi meritat individuale tw secilit shtet. Por nwse do tw kishte mundwsi zgjedhjeje mes shteteve pwr heqjen e vizave, atwhere fituese do tw ishte Bosnja dhe jo Shqipwria.”
Por nga ana e saj, qeveria shqiptare po përpiqet të shmange detyrimet politike dhe teknike që përmban udhëzuesi për liberalizimin e Vizave i Bashkimit Evropian, duke shpresuar se do ta zgjidh këtë cështje përmes lobimit politik. Qe kur Bashkimi Evropian hapi në mënyrë zyrtare perspektivën për liberalizmin e vizave më 3 Qershor të vitit 2008 përmes “Udhëzuesit për Liberalimin e Vizave”, qeveria shqiptare anashkaloi, si detyrimet teknike, ashtu dhe ato politike, duke i kushtuar rëndësi vetëm propagandës publike për liberalizimin e vizave. Kryeministri Berisha dhe pas tij ne kor edhe zyrtare te larte, perseriten se heqja e vizave nuk do ta kapercente veren e 2010.
“Ju do të lëvizni si të gjithë të rinjtë e Evropës, ndër më të bukurit, ndër më të diturit. Liberalizimi i vizave brenda vitit të parë të mandatit tonë të dytë është objektivi ynë, është premtimi ynë dhe ne do ta mbajmë atë”,- thote Berisha.
Por shqiperia, megjithe vullnetin e diplomateve te brukselit, eshte ende larg permbushjes se detyrimeve te domosdoshme.
Detyrimet teknike qe perfshijne sigurine e dokumentave, ende nuk ka përfunduar dhe kjo ceshtje u kthye në një problem politik gjatë procesit te fundit zgjedhor ku rreth 300 mije zgjedhës mbetën pa votuar për shkak të mungesës së letërnjoftimeve elektronike.
Nje tjeter pengese ne plotësimin e kritereve eshte edhe kultivimi i droges ne zona te ndryshme te Shqiperise, si dhe trafikimi i saj drejt vendeve te BE.
Gjithashtu, nje raport i misionit te ndihmes policore PAMECA, gjate kontrollit ne portin e Vlores, thote se te gjitha kriteret e sigurise se pikave kufitare jane shume larg standardeve Shengen...
Opozita nga ana tjeter,ka nisur nje vale te gjere protestash ne gjithe vendin,qe pritet te kulmojne ne 30 prill ne kryeqytet, nen moton “Berisha Largohu”.
“Përballë kësaj situate nuk na mbetet gjë tjetër vecse protesta në cdo qytet, për të kulmuar më 30 prill dhe më tej, të cilat do të shërbejne për të zbardhur krimin elektoral dhe për të ndalur krimin ekonomik të kësaj qeverie”,- tha Rama.
Tashme edhe qeveria është bindur se heqja e vizave do të vonoje dhe problemi, që ka zoti Berisha nuk është plotesimi i detyrimeve, por gjetja e alibive per kete dështim.
Franco Frattini ne cilesine e ministrit te jashtem te Italise, vizitoi Tiranen, dhe deklaroi se ndoshta ne vjeshte shqiptaret mund te levizin pa viza, duke rrezuar pritshmerine qe kjo te ndodhe ne vere, sic ka premtuar kryeministri Berisha dhe vartesit e tij ne qeveri.
“Shpresoj që vendimi për heqjen e vizave për shqiptarët do të merret në muajin qershor dhe në vjeshtë do të hyjë në fuqi. Objektivi ynë politik është të marrim një propozim pozitiv nga Komisioni Evropian përpara fundit të majit. Faza e dytë është shpallja e liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën në samitin e Sarajevës me 2 qershor”- tha Frattini.
Megjithe bujarine e qeverise shqiptare ndaj asaj italiane, me terrenin e krijuar per ekperimentet e rrezikshme te prodhimit te energjise nukleare, Frattini nuk ka munduar dot te deklaroje heqjen e vizave brenda veres, madje ka leshuar dhe apelin e permbushjes se kritereve…
“Ne jemi te bindur se do të duhet nje angazhim shume i madh nga autoritetet shqiptare, por një mesazh europian, nuk duhet të mungojë, nëse kjo përpjekje nga ana e Shqipërisë nuk do të mungojë dhe unë besoj se kështu do të ndodhë. Një perspektivë më e afërt në afate kohore është eshte ajo e liberalizimit të vizave. Komisioni ka ekzaminuar progresin e bërë nga Shqipëria për të gjitha kushtet e vëna, dhe besoj se zyrtarët kompetente në Komisioni Europian, do te mund të verifikojne se ato kushte janë përmbushur në menyre pozitive”,- tha Frattini.
Si te mos mjaftonin premtimet bllofe te qeverise shqiptare, edhe nderkombtaret jane detyruar te shtyjne shume here afatet e liberizimit te vizave per Shqiperine.
Ne mars te 2008-es, Franco Fratini ne cilesine e zevendespresidentit te Komisionit Europian,deklaroi ne Tirane, se vendimi per vizat per vendin tone do te merrej para perfundimit te mandatit te presidentit te Unionit Barroso, qe do te thoshte brenda 31 tetorit 2009.
“Ne hapëm sot negociatat për liberalizimin e vizave dhe kur Shqipëria do të marrë regjimin e lirë të vizave, kjo do të varet nga rezultatet. Unë dua të them se rezultatet mund të arrihen në një kohë shumë të shkurtër. Personalisht, mendoj se mund të arrihen rezultate të rëndësishme edhe para mbarimit të mandatit të zotit Barroso”,- tha Frattini ne mars 2008.
Por ne tetor 2008, Fratini u detyrua ta harroje kete date, duke u shprehur se vendimi per vizat do te vinte brenda 2009-es.
E kur datat e afatet binin me shpejtesi duke i lene shqiptaret gjithaq te izoluar nga bota, ne janar 2010, ministri i jashtem italian deklaron per Zerin e Amerikes se vendimi per vizat do te merrej shpejt, por pa guxuar te artikulonte serish nje date, qe mund te shnderrohej po aq shpejt ne bllof.
“Shqipëria do të bashkohet me të tjerët shumë shpejt. Ata po bëjnë hapa mjaft të rëndësishme përpara. Italia po e ndihmon Shqipërinë dhe ka qenë një nga mbështetëset e saj më të mira në këtë aspekt. Por ekzistojnë disa kritere që duheshin përmbushur. Tani mendoj se ka ardhur koha që Shqipëria t’u bashkohet të tjerëve. Mendoj se në fillim të kësaj vere, në bazë të pritshmërive të mija, Shqipëria do të jetë gati të hyjë në regjimin e udhëtimeve pa viza”,- deklaroi Frattini ne janar te 2010.
Ndersa sot shpresa e vaket e shqiptareve mbetet vjeshta e 2010-es, e cila mund te zevendesohet shpejt me nje tjeter date e premtim te pambajtur...