“Mëkatet” e ekonomisë
Dr. Selami Xhepa
Prej disa kohësh, vëmendja e opinionit publik është drejtuar te debati politik që po zhvillohet mbi gjendjen e ekonomisë. Njëherë dalin eksponentë (kryesisht politikanë) të Partisë Socialiste , të cilët lexojnë gjithçka me nota tepër pesimiste, dhe të krijohet ideja se aeroplani ku ke hipur është lëshuar në mënyrë të pakontrollueshme drejt një rënieje të lirë, duke na çuar të gjithëve drejt katastrofës. Nga ana tjetër, Qeveria pretendon se fillimi i vitit 2010 duket i mbarë dhe se ka gjasa që ky vit të mbyllet me një pozicion shumë më pozitiv se viti që lamë pas. ç’po ndodh pra në të vërtetë me ekonominë këto ditë?
Kur bëjmë debat me eksponentë të PS, edhe ata nuk kanë kurajo të pohojnë se Shqipëria është në krizë. Realisht, një vend konsiderohet se është në recension nëse ka rënie ekonomike në dy tremujorë rresht. Shqipëria ka regjistruar rënie ekonomike vetëm në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Edhe nëse tremujori i parë do të regjistronte rënie ekonomike, pra që vendi të thuhet se është në recesion, duhet të dallojmë recesionin nga depresioni, ku ky i fundit është në mënyrë tipike portretizim i një situate krize, ndërsa recesioni është pjesë normale e ciklit të biznesit, ku ekonomitë zhvillohen natyrshëm, duke kaluar nga një fazë rritje në një fazë rënieje, për të kaluar sërish (brenda më pak se një viti) në një fazë të re rritjeje.
Për fatin tonë të mirë (nuk po bëj debat për fat apo për meritë), vendi nuk shënoi rënie ekonomike gjatë vitit 2009, megjithëse është hera e parë, që prej shumë dekadash, ekonomia botërore shënoi rënie. Pra, edhe po të kishim pasur rënie ekonomike, këtë “turp” do ta kishim ndarë me gjithë qeveritë e (“paafta”) botës. Treguesit bazë që karakterizojnë gjendjen e një ekonomie janë: prodhimi i përgjithshëm i mallrave dhe shërbimeve, që për vitin 2009 u rrit më 3% sipas Bankës së Shqipërisë; inflacioni, që për vitin 2009 ishte mesatarisht 2.2% dhe deficiti fiskal që për vitin 2009 u rrit ndjeshëm, në 7% të PBB-së, nga 4-5% që ishte dy vitet e fundit. është ky tregues i fundit, deficiti fiskal, që ka ngjallur dhe më shumë polemika.
Rritja e deficitit fiskal nga 4.6% e PBB-së, që ishte parashikuar në 7%, është rezultat i dy arsyeve themelore (një ushtrim i thjeshtë matematik): nga njëra anë, të ardhurat e buxhetit të shtetit nuk u realizuan aq sa ishin parashikuar, por rreth 30 miliardë lekë më pak. Nga ana tjetër, kjo rënie në realizimin e planit të të ardhurave, nuk u shoqërua me shkurtimin në të njëjtën masë të shpenzimeve. Pra, Qeveria ka gjykuar se në momentet që kalonte ekonomia, ishte më e drejtë në këtë periudhë të realizojë shpenzimet qeveritare, se sa të ruajë treguesin e deficitit. Pyetja është a ka vepruar drejt Qeveria? A ka zgjedhur ajo objektivin primar më të drejtë apo duhet të kishte vënë në prioritet shkurtimin e shpenzimeve?
Sigurisht që ky është një debat legjitim, ku secila shkollë e mendimit ekonomik ka argumentet në mbështetje dhe kundër. Unë besoj se zgjedhja ishte ajo e duhura. Nëse do të ishte ndryshuar buxheti i shtetit që në mesin e vitit të kaluar (që pas zgjedhjeve – pra duke e hequr motivin politik të fushatës elektorale), shkurtimi i shpenzimeve qeveritare do të kishte bërë që ekonomia të binte në recesion ekonomik që në tremujorin e tretë, duke rrezikuar për një rritje ekonomike negative në fund të vitit. Ky fakt është tërësisht real, pasi argumenti themelor i rritjes ekonomike për vitin 2009 ishin shpenzimet qeveritare dhe investimet publike (raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë), të cilat kundërbalancuan efektet negative të rënies së ritmit të rritjes së kredisë, për shkak të përkeqësimit të kushteve të tregut. Me siguri që retorika e sotme politike do të ishte e kundërt: E kujt i shërben një buxhet konservator në shpenzime, nëse ekonomia lëngon? do të pyeste jo vetëm opozita, por gjithkush. Duke qenë se edhe vetë do të shtroja të njëjtën pyetje, është kjo arsyeja që jam në favor të zgjedhjes së bërë nga Qeveria. Ja rasti i Maqedonisë: një objektiv për të pasur një deficit fiskal në 3% të PBB-së, por që viti pritet të rezultojë me një rënie ekonomike prej -1.3%. Nuk besoj se fqinjët tanë maqedonas ndjehen më të lumtur për zgjedhjen që kanë bërë. Një tjetër motiv për këtë zgjedhje janë edhe zhvillimet që po ndodhnin në ekonomitë e vendeve të tjera, të cilat ndoqën njëherazi recetën kejnsianiste (rritjen e shpenzimeve publike) dhe fridmaniste (reduktimin historik të normave të interesit). Dhe megjithëse deficitet dhe borxhet e tyre publike u rritën në shifrat më të larta historike (shif tabelën e të dhënave të marra nga prestigjiozja “The Economist”), ata nuk mundën të ndalnin depresionin e madh të rishfaqur sërish pas më shumë se 80 vjetësh.
Shqipëria ndoqi rrugën e kujdesit të politikës monetare, për të mos rrezikuar stabilitetin e sistemit bankar dhe atij financiar, në tërësi. Besoj se çdo vendimmarrës do të kishte bërë të njëjtën zgjedhje – më mirë një sistem bankar stabël dhe i shëndoshë, se një sforcim i gabuar i uljes artificiale të normave të interesit, duke rrezikuar bazën e depozitave. është për këto arsye që gjykoj se politika monetare ishte e drejtë dhe ka shënjestruar me objektivitet të dy objektivat e saj madhor: stabilitetin e çmimeve dhe stabilitetin e sistemit bankar. Disa analistë kanë shkruar të kundërtën: stimujt të vijnë nga Banka Qendrore duke ulur normat e interesave dhe nxitur kredinë, ndërsa Qeveria të shkurtojë shpenzimet për të vendosur më shumë disiplinë mbi deficitin. Duke shprehur dyshimin e fortë mbi efikasitetin e një zgjedhjeje të tillë, këtu dua të bëj një parantezë teorike. Kritika dhe njëherazi thelbi i teorisë kejnsianiste (e shprehur në një mënyrë disi letrare) ishte se krizat nuk i shkaktojnë kapitalistët e pashpirt, duke rritur prodhimin më shumë se sa është kërkesa efektive e tregut. Shkaktarë janë pleqtë e moshuar që rrisin kursimet e tyre, duke reduktuar këtë kërkesë efektive të tregut, dhe se kapitalistët nuk vrapojnë po aq shpejt drejt bankave për t’i transformuar këto kursime të tepërta në investime. Pra, Kejnsi, që e kishte filluar karrierën e vet intelektuale si monetarist (kujtojmë se veprat e tij të para janë mbi çështjet monetare) u bind për paaftësinë e politikës monetare, për të kapërcyer me shpejtësi efektet negative të një cikli biznesi rënës. Prandaj, ai rekomandonte politikat fiskale, veçanërisht ndërhyrjet shtetërore me programe të mëdha investimesh publike, si mjet i daljes më të shpejtë nga ciklet negative të rënies ekonomike. Sot historia e ekonomisë është e mbushur me shembuj të shumtë të paaftësisë së politikës monetare – kriza, prej më shumë se një dekade e Japonisë së viteve ’90 me norma interesi reale negative (pra, njerëzit duhet të paguanin që të vendosnin paratë në depozita bankare), nuk nxiti investimet private dhe kalimin nga kriza. [Sigurisht që as edhe programet miliarda dollarëshe dhe të përvitshme të saj (duke e çuar borxhin publik në nivelin më të madh historik që njeh historia e ekonomisë - rreth 200% e PBB-së) nuk e nxorën nga kriza – duke treguar se sa komplekse dhe e vështirë është të japësh sot receta shëruese].
A ka shqetësime ekonomia? Sigurisht. Shqetësime dhe pasiguri të cilat kërkojnë vëmendje të përditshme dhe axhustime sa herë që ndryshojnë kushtet e tregut. çështja e prioritetit të një riaxhustimi fiskal është pranuar nga Qeveria. Me besimin se kushtet globale po lehtësohen gjatë vitit 2010, Qeveria ka ngurtësuar investimet publike në një shumë prej rreth 200 milionë euro, me qëllim rivendosjen e deficitit nën një kontroll më të rreptë dhe me objektiv që një periudhë afatmesme vendi të shkojë drejt një borxhi publik, prej jo më shumë se 50% e PBB-së, nga 60% që është aktualisht në ligj. Vendi është duke ecur në një rrugë më të kujdesshme të menaxhimit të stokut të borxhit. Dhe një nga teknikat është maturiteti i tij. Nëse në vitin 2005, vetëm 12% e stokut të borxhit ishte borxh afatshkurtër, në vitin 2009 kjo shifër ishte 39%. Dhe kjo strategji siguron, si një ulje të kostos së shërbimit të borxhit, ashtu dhe një përdorim më efektiv të tij në realizimin e investimeve publike.
Këtë vit vendi ynë bëhet për herë të parë pjesë e tregut botëror të kapitaleve, duke emetuar eurobonde në bursën e Londrës në shifrën 400 milionë euro, një ngjarje me rëndësi historike për financat shqiptare. Norma e pritshme e interesit do të jetë rreth 7.5%. [Sa për parantezë: Maqedonia emetoi eurobonde në korrik të vitit 2009 në shumën 175 milionë euro dhe me një normë interesi 9.875%. Pra, retorikat që Shqipëria mori borxh gjatë vitit 2009, me normat më të larta të tregut janë thjesht një retorikë politike]. Kjo mënyrë e financimit të borxhit është mënyra normale për një ekonomi që e ka kaluar fazën e tranzicionit të mbikëqyrur nga ndërkombëtarët dhe ka hyrë në fazën e mbikëqyrjes nga tregu dhe nga qytetarët.
Së fundi, edhe disa fjalë mbi koston e shërbimit të borxhit të Shqipërisë të akumuluar që me fillimin e tranzicionit, të cilat duke qenë se ishin me terma të buta dhe afat të gjatë të shlyerjes, po u vjen afati i maturimit, sigurisht që do të rritet. Por, sërish ajo është planifikuar që të mbetet në kufijtë e rreth 3% të PBB-së. (Për ata që kanë qejf krahasimet, kaq ishte edhe kostoja e shërbimit të borxhit në Maqedoni).
Ekonomia është një subjekt i gjallë, sepse ajo është subjekt i veprimit njerëzor. Si e tillë, ajo është funksion i një morie variablash të panjohur, dhe në histori asnjëherë nuk është bërë e mundur që ato të parashikohen. Që të parashikohen krizat nuk duhen ekonomist me PhD apo doktor shkencash, por persona me aftësi të mbinatyrshme, që në gjuhën popullore quhen fallxhor. Sa për ta ilustruar: dy ekonomistë me famë botërore, njëri nobelisti Lucas dhe tjetri Bernarke, profesor akademik i Universitetit të Yale dhe aktualisht Guvernator i Fed-it, jo më larg se viti 2003 (në adresimin e përvitshëm për gjendjen e ekonomisë në takimin e Shoqatës së Ekonomistëve Amerikan) kishin paralajmëruar se Depresioni ekonomik ishte tashmë një fenomen i kaluar dhe do t’i mbetej historisë. Shoqëria kishte mësuar mjaft nga menaxhimi i krizave, për të mos lejuar rishfaqjen e tij. Sigurisht ata gabuan. Libri i radhës u shkrua nga nobelisti Krugman, Rikthimi i Ekonomiksit të Depresionit. Akoma nuk kam arritur në fund të tij të mësoj dhe t’ju them leksionin që ai jep, por për një gjë jam i sigurt: sa herë që shoqëria do të përpiqet të krijojë prosperitet në mënyrë artificiale, sa herë që krizat shërohen në mënyrë artificiale, duke lënë pjesë të infeksionit aktiv në trup, krizat do të jenë mes nesh. Nuk do të ishte prandaj një gjë e turpshme edhe sikur ekonomia jonë të ishte në krizë. Nuk do të ishte e turpshme edhe për ekonomistët që drejtojnë sot vendimmarrjet e politikave, dhe ata janë po aq të paaftë, sa ç’ishin edhe nobelistët dhe akademikët që citova më lart. Ne jemi fatlumë që nuk jemi në krizë dhe të lutemi që megjithë ftesat e përditshme në konferencat e shtypit të PS-së për destabilitet ekonomik e social, të mos realizojmë një profeci vetpërmbushëse. Fillimi i mbarë i vitit 2010, qoftë i tillë deri në fund të tij.