E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cmimi i biletes, terhiqet Shoqata e Transporteve Luljeta Ndoka



Cmimi i biletes ne autobuset urbane te Tiranes nuk do te rritet. Te pakten, jo per momentin. Perfaqesuesit e shoqates se transportit urban kane pohuar dje, se nuk i kane paraqitur asnje propozim zyrtar Bashkise se Tiranes per rritje te saj, nderkohe qe shprehen se problemet qe ka sot transporti ne Tirane, si nga mos-subvencionimi apo, dhe rritja e karburantit kane sjelle nje rritje te kostove te tyre, e cila duhet te pasqyrohet me nje cmim te ri te biletes, por tani per tani, nuk mendohet nje rritje e saj. "Ne nuk do te dalim pa nje studim konkret dhe real. Ne te duhet reflektuar indeksimi i cmimit te karburantit ne raport me cmimin e biletes. Jemi te vetedijshem se cmimin e vendos vetem nje vendim i Keshillit te Ministrave, por, qe ne vitin 2008, kur u rrit cmimi, nuk eshte bere asnje indeksim i tille", tha Hazmi Parllaku, duke rikujtuar se cmimi i karburantit eshte rritur se tepermi qe atehere. Nga ana tjeter, sipas tij, eshte permiresuar edhe sherbimi i transportit urban. "Pikerisht, thirrja per nje vleresim real te ketyre komponenteve eshte bere prej nesh", u shpreh Parllaku, ne cilesine e kryetarit te Shoqates se Transportit Qytetas. Nderkohe i ftuar ne Tirane, perfaqesuesi i Unionit Nderkombetar te Transportit Publik, Hans Rat, tha se cmimi i biletes duhet te ndryshoje, pasi edhe kostot e ketij transporti jane rritur, aq me teper qe ne Shqiperi ky transport eshte privat. Nderkohe, per kete ceshtje u prononcua dje edhe kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. Pyetjes nese do te kete apo jo, nje rritje te cmimit te biletave dhe aboneve, Basha iu pergjigj: "Une i mbetem asaj qe kam thene. Nuk ka dhe nuk mund te kete asnje rritje arbitrare te cmimeve". Sipas tij, cdokush qe do te tentoje ne menyre arbitrare, te rrise cmimin, do te ballafaqohet me pasojat ligjore, qe shkojne nga penalizimi deri te heqja e kontrates. "Nese ka vend per rishikim te struktures se cmimeve, per shkak te struktures se kostove, kjo duhet bere ne menyre shkencore, te pavarur, transparente ndaj publikut dhe vetem atehere ne mund te ecim perpara, me cfaredo propozimi, pasi publiku te jete pjese e shqyrtimit dhe vendimmarrjes. Cdo gje tjeter eshte e papranueshme per mua dhe Bashkine e Tiranes", argumentoi kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha. Pak dite me pare, operatoret e sherbimit te transportit urban ne Tirane kerkuan nepermjet mediave qe cmimi i nje bilete njeudhetimshe te rritet nga 30 leke, qe eshte aktualisht, ne 70 leke. Nje kerkese e tille argumentohet me faktin qe jane permiresuar kushtet e transportit, eshte rritur cmimi i karburantit dhe nga ana tjeter, nuk eshte bere asnje subvencionim per autobuset qe ata kane blere, shumica me kilometrazh zero. Pas ketyre zerave per rritje te mundshme te cmimit te biletes, qytetaret pohuan se pa dyshimin me te vogel, do te zgjidhnin te ecnin ne kembe nese bileta do te rritej aq sa pretendohet nga Shoqata e Transportit Urban.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›