E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cmimi i rruges

Nga Ibrahim Rexhepi

Kredia prej 250 milione eurosh qe mori Qeveria e Shqiperise per perfundimin e autostrades Durres-Kukes-Morine, ngjalli debate se a ia ka vlejtur te niset nje projekt kaq vellimor dhe i shtrenjte. Apo kjo ka ndodhur vetem per shkak te kokefortesise se Kryeministrit shqiptar qe te lidhet me Kosoven, pa marre parasysh cmimin. Debatet dhe dilemat po behen ne kohen kur ky projekt po i afrohet fundit dhe kur ende nuk dihet saktesisht sa eshte kostoja e tij. Mirepo, nese eshte e sakte ajo qe thone mediat ne Shqiperi, projekti do te jete vertet me nje kosto te larte, ndoshta me i shtrenjti qe ndonjehere eshte realizuar ne kete vend. Vetem segmenti 60-kilometersh nga Rresheni ne Kalimash, ku perfshihet edhe tuneli 11 kilometra i gjate, kalon mbi 1 miliard euro. Madje, per shkak te rritjes se borxhit te brendshem dhe ngarkesave me kredi, ka mundesi qe te zhvendoset edhe parametrat e tjere makroekonomik, qe dikujt ne Shqiperi nuk i pelqen. Madje, duke harruar perparesite ekonomike qe sjell ky korridor dhe duke e cilesuar vetem si "autostrada patriotike".

Nuk mund te perjashtohet as mundesia se debatet po hapen ne kohen kur po afrohet dita e zgjedhjeve. Njera pale e cileson projektin si e arritur madheshtore, kurse tjetra si deshtimin me te madh. Njera pale behet gati qe pikerisht ne fund te qershorit te beje perurimin e nje pjese te rruges, ndersa tjetra thote se rruga nuk perfundon deri ne vitin 2012. Pra, secili kete mundohet ta shfrytezoje si argument ne luften per elektorat. Por, me nje veshtrim siperfaqesor te gjendjes ne kantier, pa dyshim se kosovaret sivjet do te shkojne ne pushime permes rruges se re, ndonese kryhet vetem njera ane. Se gjendja eshte keshtu, flasin raportet qe vijne nga ana tjeter e kufirit, perkatesisht se kane mbetur te mihen edhe disa qindra metra dhe te duket drita ne tunelin e Kalimashit, ndersa nga 29 ura, nuk kane perfunduar vetem tri. Prandaj, nga kjo ane vleresojme se Sali Berisha nuk do te prese shiritin per te perfituar sa me shume votues, porse kjo prerje do te shenoje fillimin e qarkullimit ne aksin e ri rrugor. Deri ne perfundimin e saj, sipas parametrave te premtuar, edhe shume shirita te tjere do te prese Qeveria e ardhshme shqiptare.

Pa marre parasysh goditjet dhe tensione parazgjedhore ne Shqiperi, rruga Durres-Kukes-Morine ka qene e domosdoshme. Jo vetem pse kosovareve u duhet ajo, por edhe per shkak te nevojave te brendshme te Shqiperise, si edhe per avancimin e rendesise se saj ne rajon. Ajo, ne rend te pare, do te beje nje lidhje shume me funksionale ndermjet aneve verilindore te Shqiperise me pjeset e saj qendrore dhe bregdetare. Ose, zonat me te varfra i lidh me autostraden veri-jug dhe me Korridorin e Tete. Kjo mundeson zhvillimin ekonomik dhe permiresimin e standardit ne anet qe gjate dimrit ndodh te mbesin te izoluara, apo ku largesia prej nje vendi ne tjetrin ende matet me ore, e jo me kilometra. Sa per ilustrim, po permend se ne fillim te viteve '90 edhe rruga nacionale Qafe-Thane-Tirane ka qene ne gjendje te mjerueshme. Edhe ketu distancat mateshin me ore. Zhvillimi ekonomik i kesaj ane ishte per t'u vajtuar. Asnje objekt pergjate rruges, pos ndonje pike per karburant e mbetur nga kohet e sistemit te kaluar, apo ndonje tezge me artikuj te imte, qe gati askujt nuk i hynin ne perdorim. Sot, objektet shtrihen pergjate tere ketij aksi. Qofte hoteliere, tregtare, pika moderne te karburantit dhe servise e oficina te ndryshme. E tera ndodhi pas investimeve ne kete segment rrugor dhe rritjes se qarkullimit te njerezve dhe te mallrave. Jo vetem gjate sezonit turistik.

Duke pasur parasysh kete ndryshim, atehere eshte reale te pritet se do te ndryshoje panorama ne anet kah do te kaloje autostrada Durres-Kukes-Morine. Pra, nuk do te jete vetem autostrade patriotike, por edhe e rendesise ekonomike.

Mirepo, ka rrezik qe rendesine e autostrades ta devalvojne pikerisht ata qe kane nevoje me te madhe per te - kosovaret. Ende nuk kane filluar punet ne pjesen kosovare, perkatesisht ne segmentin Vermice-Prishtine-Merdare. Faktikisht, ato kane levizur pak, por ende gjenden ne fazen e vizatimeve, te korrigjimeve dhe te definimit te vendeve kah do te kaloje traseja. Nje vendim i Qeverise se Kosoves per sigurimin e parave per kompensimin e pronareve ndermjet Vermices e Prizrenit te jep nje pike shprese se ndoshta do te fillojne punet ne nje segment te kesaj rruge. Por, pa asnje rezerve mund te thuhet se Kosova eshte shume, shume larg asaj cfare ka bere Shqiperia. Do te duhet edhe shume vite te perfundoje kjo rruge, e cila shtrihet neper terrene shume me te pershtatshme se ne anen tjeter te kufirit, dhe natyrisht se duhet te kete edhe koston me te lire. Mirepo, perderisa kosovaret per te arritur ne Vermice do ta shfrytezojne rrugen e vjeter, kjo e ben jo edhe aq te rendesishme pjesen shqiptare, e cila mund te cilesohet vetem si nje gjysme autostrade, e kurrsesi autostrade mbareshqiptare, apo korridor rajonal me mundesi te kycjes ne rrjetin e rrugeve panevropiane. Madje, kete peshe mund t'ia ngrite edhe Serbia, e cila duhet te investoje ne segmentin rrugor prej Merdarit deri ne Korridorin Dhjete. Ne kete menyre, autostrada e cila do te nise nga Porti i Durresit, do te perfundoje ne Korridorin e

Dhjete, ndersa afer kryeqytetit te Kosoves puqet edhe me autostraden Prishtine- Shkup, ku behet edhe nje lidhje me Korridorin Tete. Po qe se qarku mbyllet ne kete menyre, atehere autostrada do te kete nje rendesi shume me te madhe, se qe eshte ajo e qarkullimit ndermjet Kosoves dhe Shqiperise.

Kjo menyre e veshtrimit te rendesise se autostrades duket utopike kur merren parasysh zhvillimet politike dhe marredheniet ekonomike ndermjet vendeve te rajonit. Serbia me te gjitha mjetet ende mundohet te bllokoje qarkullimin me Kosoven, sado qe ne kete treg ka eksporte mbi 200 milione euro, ajo ne planet e veta zhvillimore as qe permend mundesine per lidhje me te mira rrugore me Prishtinen. Prandaj autostrada Durres-Prishtine-Merdare, me mundesi te vazhdimit me tutje, ne keto rrethana, mbetet vetem per t'u deshiruar. Mirepo, eshte reale dhe e domosdoshme per kohet qe vijne dhe per rrethanat tjera qe duhet te krijohen ne rajon. Kur shtetet komunikojne ne menyre normale, kur kapitali qarkullon ne baze te interesit dhe leverdise dhe kur politika nuk fut hundet ne raportet qe do te ndertojne bizneset.

Se kjo eshte e arsyeshme, jam bindur ne rruget zigzage ndermjet Pukes dhe Fushe-Arrezit. Ne kete segment, javen e kaluar, pa asnje problem qarkullonin dy maune me sigla te Serbise, ne rimorkion e se cilave ne cirilice ishin shenuar emrat e artikujve ushqimore, mbase qe bartnin per tregun e Shqiperise. Pra, bizneset kane gjetur rruge komunikimi dhe kane tejkaluar barrierat. Shtetet e kane per obligim te lehtesojne kete qarkullim, ndersa Qeveria e Kosoves sa me pare te perfundoje pjesen e vet te autostrades, ashtu qe ajo e Shqiperise te mos mbetet gjysme autostrade. Si e ketille, me te drejte nxite dyshimet se a ia kishte vlejtur qe te investohet aq shume para, e autostrada te perfundoje ne Morine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›